Vendosja e qendrave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Demir Kapi dhe Krushevë

943

Kohëzgjatja: 31.03.2019 – 31.05.2019
Partnerë: Zyra e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Qëllimi kryesor i projektit:
Në Maqedoninë e Veriut, regjistrimi i fëmijëve të moshës prej 3-6 vjeç në arsimin parashkollor është rreth 39%, që është midis më të ulëtave në Evropë, ndërsa vizitimi është akoma më i ulët.
Përfitimet pozitive nga vizitimi i arsimit parashkollor gjatë kësaj periudhe të zhvillimit intensiv të trurit për rritjen e arritjeve akademike të fëmijëve janë me rëndësi thelbësore. Që të arrihet ky prioritet, është e rëndësishme të mbështeten bashkësitë lokale në procesin e hapjes së qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve si formë alternative për arsimin parashkollor në kushte ku nuk nevojitet kujdes i plotë i fëmijëve, por vetëm program për mësim dhe zhvillim të hershëm i cili zbatohet për dy deri në tre orë në ditë.
Qëllimi kryesor i projektit është hapja e qendrave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Buçin (Krushevë) dhe Bistrenicë (Demir Kapi) të cilat do të mundësojnë qasje për arsimin parashkollor për rreth 60 fëmijë që do të kontribuojë për rritjen e shkallës së regjistrimit në këto dy komuna.

Rezultatet e pritura:
– Hapen 2 qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Buçin (Krushevë) dhe Bistrenicë (Demir Kapi);
– Qendrat për zhvillimin e hershëm të fëmijëve janë rinovuar dhe pajisur me mobilie dhe material didaktike;
– Personeli në institucionet parashkollore dhe komunat është i trajnuar për arsim cilësor në fëmijërinë e hershme dhe sigurimin e qëndrueshmërisë përmes partneriteteve lokale;
– Mundësohet qasje për arsimin parashkollor për rreth 60 fëmijë.