Rezultatet nga thirrje për aplikim në kuadër të komponentit 3: Stimulimi i shkollave/rinovimit për vitin 2019

839

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim publikoi thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në Komponentën 3 – Nxitja për shkollat/Rinovimi, me ç’rast u ftuan të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme prej të gjitha komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Afati për dorëzimin e aplikacioneve ishte 13 shkurti, 2019 deri më 27 shkurt, 2019. Në afatin e dhënë arritën aplikacione nga 195 shkolla nga 66 komuna të cilat më pas u administruan dhe dërguan për vlerësim tek të gjithë anëtarët e komisionit.

Anëtarët e komisionit i vlerësuan të gjitha aplikacionet, që ishte detyrë shumë e madhe e cila kërkoi më shumë kohë dhe përkushtim. Pas përmbledhjes së rezultateve u formua një rang listë prej së cilës më pas doli lista prej 12 shkollave të cilat do të përfshihen në punën e komponentit në vitin 2019.

Të gjitha shkollat që kanë aplikuar i falënderojmë për përkushtimin dhe interesimin për të aplikuar. E vlerësojmë shumë entuziazmin dhe angazhimin tuaj në realizimin e aktiviteteve të cilat promovojnë vlera qytetare dhe demokratike tek të rinjtë dhe integrim ndëretnik në arsim.

Lista e shkollave të përzgjedhura është dhënë në tabelën më poshtë.

Lista me 12 shkollat e zgjedhura në komponentën 3 për vitin 2019

Nu. Regjioni Komuna Emri i shkollës Gjuha е mësimit  
1 Shkup Centar SHF Kole Nedelkovski MAQ
2 Vardar Veles SHF Blaze Koneski MAQ
3 Jug-perëndim Ohrid SHF Vancho Nikoleski MAQ
4 Jug-lindje Gevgelija SHM Josif Josifovski MAQ
5 Shkup Skopje SHM Brakja Miladinovci MAQ-SHQ
6 Shkup Suto Orizari SHF Braka Ramiz – Hamid MAQ
7 Jug-perëndim Kicevo SHF Kuzman Josifovski-Pitu MAQ
8 Shkup Karposh SHF Avram Pisevski MAQ
9 Shkup Cair SHF Nikola Vapcarev SHQ-MAQ
10 Pollog Bogovinje SHF Sabedin Bajrami SHQ
11 Lindje Negotino SHF Goce Delcev MAQ
12 Jug-lindje Konce SHF Goce Delcev MAQ-TUR

Shkollat e zgjedhura të cilat do të kyqen në vitin 2019 të komponentës 3, nuk do të thotë se me siguri do të rinovohen. Ajo do të varet nga kyqja e tyre në aktivitetet e projektit.