Çfarë mendojnë pjesëmarrësit nga SHMQSH “Josip Broz Tito” për orët e përbashkëta?

340

Dillaj:

Orët e përbashkëta me nxënësit e paraleles në gjuhën maqedonase për mua ishin përvojë shumë e bukur, e re dhe emocionuese. Para së gjithash do të doja të shpreh falënderim deri te shkolla jonë dhe profesorët tanë të gjuhës angleze që na mundësuan këtë lloj të bashkëveprimit. Ndonëse mbahej në distancë, pa prani fizike, megjithatë na mundësoi një lloj të njoftimit të ndërsjellë dhe kapjes së të paktën një pjese të atmosferës nga orët e tyre.

Ky projekt i përbashkët ndonëse në kushte të pandemisë na ndihmoi shumë për njohjen me njerëz të rinj, bashkënxënës tanë. Kemi mundësinë që përmes projekteve të përbashkëta t’u prezantojmë një pjesë të kulturës sonë, si edhe ata nga kultura e tyre.

Gjithashtu, përpunuam tema që janë aktuale për të sotmen dhe ndajmë mendime rreth të njëjtave. Do të doja që edhe në të ardhmen kur mësimi do të jetë me prani fizike të kemi projekte të ngjashme. Mund të organizojmë kuisë me përbërje të përzier dhe të garojmë, ose nga ana tjetër të përpunojmë ndonjë vepër nga ndonjë autor i famshëm në formë të shfaqjes.

Aleksandra:

Orët e përbashkëta me nxënësit nga paralelja në gjuhën mësimore turke mua personalisht, por edhe bashkënxënësve të mi na pëlqeu shumë dhe sigurisht do të donim që të mbahen edhe vitin e ardhshëm. Sivjet arritëm të mësojmë shumë gjëra të reja dhe këto orë gjithashtu na mundësuan të realizojmë miqësi të reja. Kemi punuar shumë tema si për shembull: “Aliens”, “Greed for power”, ,,6 job that will not exist in 50 years” dhe shumë të tjera.

Tema më interesante nga këto orë na ishte tema e fundit ku hulumtonim dhe bënim projekte për „Easter“ dhe „Eid Mubarak“. Nga këto hulumtime mësuam shumë për festat e fesë së krishterë dhe islame. Orët ishin tërësisht të mbushura me diskutime, përpilim të videove dhe ushtrimeve që na dha mundësinë të shprehemi në mënyrë kreative.

Nga këto hulumtime mësuam shumë për festat e fesë së krishterë dhe islame. Orët ishin tërësisht të plotësuara me diskutime, përpilim të ideve dhe ushtrimeve që na dha mundësinë për t’u shprehur në mënyrë kreative.

Sigurisht sivjet për shkak të pandemisë orët zhvilloheshin onlajn dhe nuk mund ta përjetonim tërësisht atmosferën e punës së përbashkët. Shpresoj se vitin e ardhshëm do të jetë gjithçka në rregull dhe do të mund të shoqërohemi sërish.

Dillara:

Të jesh pjesë e projektit ishte një përvojë e shkëlqyeshme dhe për mua ka rëndësi të madhe. Më me rëndësi, më e bukur dhe më argëtuese ishte njohja me shokë të rinj, bashkënxënës, karaktere, etj. Gjatë gjithë projektit përjetova momente dhe përvoja vërtetë të bukura.

Më e mira që e përjetuam ishte ajo që të gjithë përfshiheshim në diskutimet në tema të caktuara, të gjithë ndanin mendime të tyre dhe ajo që kishim liri të pakufizuar në raport me projektin dhe me hulumtimet gjë që na mundësoi që të përsosemi dhe të vendosim para vetes qëllime të reja. Duke marrë parasysh faktin që ka kontribut të madh në socializmin, të menduarit dhe gjetjen e zgjidhjeve të reja, unë, nga ana tjetër, do të doja të përfshihem në projektin nëse realizohet edhe vitin e ardhshëm. Sivjet, projekti realizohej onlajn, por shpresojë se vitin e ardhshëm do të jetë me prani fizike gjë që do të kontribuonte për sukses më të madh.

Dragana:

Mendimi im për orët e përbashkëta është se ato janë shumë të dobishme. Të gjithë nxënësit që jemi pjesë e këtyre orëve u njohëm mes vete, ndajmë mendimet tona dhe e plotësojmë dijeninë tonë.

Këto orë janë organizuar nga profesoresha jonë e gjuhës angleze Nevençe Stefanova dhe profesoresha e gjuhës angleze Shirin Shaban. Ata u munduan të na i bëjnë orët më interesante dhe njëherësh udhëzuese dhe të dobishme.

Së bashku diskutuam për shumë tema, siç janë: ,,Aliens”, ,,Six jobs that actually exist”, ,,Easter”, ,,Eid Mubarak”. Përmes prezantimeve, teksteve, videove, bisedave, arritëm të njihemi dhe të mësojmë diçka më shumë për dy religjionet.

Për shkak të situatës në të cilën gjendemi të gjithë, orët tona mbaheshin onlajn. Të gjithë do të donim dhe shpresojmë se vitin e ardhshëm shkollor do të kemi mundësinë që këto orë t’i mbajmë në shkollë, me prani fizike.