Glloria dhe Tamara:
Orët e përbashkëta për të gjithë ne ishin diçka e re, e pazakonshme. Më pozitive në orët e përbashkëta për ne ishte shoqërimi me nxënës të rinj. Ndonëse nuk ishim të religjionit të njëjtë, të gjithë ishim të barabartë.
Së bashku mësonim dhe përvetësonim gjëra të reja për të cilat deri tani nuk kemi ditur. Punuam së bashku në detyrat që na i jepnin mësimdhënësit tanë. Ndonëse nga ana jonë, e nxënësve, sundonte shumë më tepër qetësia, megjithatë ishim të plotësuar me çdo sekondë të orës për shkak se ishim së bashku të gjithë, pa ndonjë ndarje. Më vështirë e kishim atë që ishim onlajn. Turpëroheshim meqë nuk e njihnim njëri-tjetrin.
Falënderim drejtuar mësimdhënësve tanë të cilët na i bënin orët interesante. Mundoheshin shumë për të na sqaruar dhe për të na mësuar. Jemi të sigurt se kur do të nisemi në shkollë me prani fizike do të jemi më të relaksuar në orët dhe do t’i shohim shokët tanë të rinj.
Laid:
Fillimisht jam i nderuar që e kam mundësin të jem një ndër nxënësit e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë projekt.
Është një ndjenjë shumë e mirë kur tek të rinjtë nuk ka urrejtje ndëretnike. Ne kemi mbajtur orë të përbashkëta me paralelen maqedonase dhe nuk kemi pasur as edhe një problem.
Ne mësuam se jemi te dy palët njësoj, nuk ka diskriminime, u zbavitem me kuize të ndryshme, dikush më mirë e dikush më dobët, por kjo nuk ka aspak rëndësi, me rëndësi është qe kemi kuptuar se jemi të mirë me njëri tjetrin, jemi të sjellshëm dhe të kuptueshëm. Mësimi dhe dobia më e madhe është se kemi kuptuar që jemi njerëz te dy palët dhe mundohemi qe të jemi sa më të mirë për njëri tjetrin!