Omer:
Me të vërtetë jam shumë i kënaqur nga orët e IMA-s që i mbanim me prof. Ajlin Karahasan të gjuhës angleze së bashku me një nga paralelet shqiptare. Ajo që më ishte më interesante në këto orë është se njëherësh e përsosja gjuhën angleze, e njëherësh i mësova disa fjalë të reja edhe në gjuhë shqipe.
Amra:
Jam viti i tret. Mësimin praktik e kemi me prezencë fizike. Po me vjen keq që këtë vit të fundit e kemi online. Por më e mira dhe më interesant këtë vit ishin orët e përbashkët me lll 3. Profesoresha Svetlana me profesoreshën Nuriman na bënin orën shumë interesant.
Me Tianen, Bernan, Antanin, Albinen dhe të tjerët bënim punime të përbashkëta. Gjatë mësimit kishim shumë humor, gjatë bisedimeve mësonim fjali të reja qe si dinim dhe të tjerët i mësonin në gjuhën shqipe. Por me pak gabime, por dhe ajo ishte shumë interesant. Ne flisnim shumë për kulturat tona mes veti.
Tiana për Pashkët na solli vezë me ngjyra të ndryshme. Ne i thyem bashkë dhe ishte një eksperiencë qe deri tani se kemi përjetuar. Ndërsa unë kur kishim Bajram ju solla ëmbëlsira. Ne edhe pse kemi me mbaruar klasën e lll, do ta vazhdojmë të komunikojmë.
Viktorija:
Gjatë këtij viti shkollor, ishim pjesë e programit për bashkëveprim IMA. Ishim të bashkuar me paralelen shqiptare. Në fillim asgjë nuk na ishte e qartë, por me kalimin e orëve u njoftuam më mirë dhe filluam të komunikojmë shumë më mirë.
Na erdhi shumë mirë që kishim rastin të njihemi me individë të rinj, e ata individë më vonë të bëhen miq tanë. Por, mësimi onlajn e vështirëson gjithë shoqërimin tonë, shpresojmë se vitin e ardhshëm do të jemi të pranishëm me prani fizike dhe se do të shoqërohemi të gjithë së bashku në shkollën tonë.