Çfarë mendojnë nxënësit na SHMNGJQSH “Zdravko Cvetkovski” për orët e përbashkëta?

508

Martin:

Disa muaj më parë pata rastin të marr pjesë në orët IMA (integrim multietnik në arsim). Si detyrë të përbashkët e kishim të projektojmë një pavijon që parashikohet të realizohet në oborrin e shkollës.

Në fillim ishim të ndarë në disa grupe dhe secilit grup i ishte ndarë detyra që në njëfarë mënyre solli deri te më shumë aspekte të veprimtarisë si ajo projektuese ku përpiluam plan dhe e ndamë materien. Gjithashtu, erdhëm edhe deri te veprimtaria hulumtuese, pasi i matëm vendet e caktuara, filluam me analizën e hapësirës.

Orët e IMA-s për mua kanë ndikuar shumë pozitivisht, meqë vetë pjesëmarrja në orë ka kontribuar në formimin e miqësive të reja, njohje të karaktereve dhe mendimeve të ndryshme. Krahas kësaj, përvetësova përvojë për punë ekipore që kërkon përgjegjësi që e plotësonte secili prej nesh, disiplinë dhe vëmendje.

Nga ana tjetër, që është tashmë e njohur, arkitektura si profesion kërkon shumë përkushtim, qëndrueshmëri, kreativitet dhe organizim, kështu që me vetë atë që i jemi qasur bashkërisht kësaj përgjegjësie, mbisundonte ndjenja e kënaqësisë për përsosjen e mjeshtërisë tonë. Ndërtonim marrëdhënie në bazë të besimit dhe respektit dhe ishim kolegjial në zbatimin e obligimeve.

Pas analizimit dhe projektimit, erdhëm deri te zgjidhja që i plotësonte të gjitha pritjet dhe i plotësonte dëshirat e secilit prej nesh. Unë gjithsesi edhe më tutje do të doja të marr pjesë në shumicën e orëve të IMA-s, për shkak se rezultati i kësaj punës sonë ekipore ishte frymëzim për projekte të mëtejshme të njëjta ose të ngjashme.

Veiz:

Muajt e kaluar kisha mundësi të marr pjesë në projektin për integrim ndëretnik. Kishim detyrë të përbashkët me shokët tanë nga pala maqedonase. Profesorët na ndanë në grupe të përziera dhe na dhanë detyra për të punuar. Në fillim kemi pasur pak problem në komunikim mes vete për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës së tjetrit, por shumë shpejt i tejkaluam ato vështirësi dhe detyrat i kryenim më me lehtësi. Kam mendim shumë të mirë për orët e përbashkëta sepse kam njohur shumë shokë dhe kemi shkëmbyer ide të ndryshme me njëri tjetrin.

Meqenëse në drejtimet e inxhinierisë punohet në grupe, një projekt i këtillë na ka shërbyer që të mësojmë të koordinohemi me të gjithë. Kemi qenë shumë të respektuar nga profesorët dhe kemi kaluar shumë mirë. Po të më jepet mundësia edhe një herë, përsëri do të kisha dashur të jem pjesë e këtij projekti.