Çfarë mendojnë nxënësit e QSHAQ „Boro Petrushevski“ për orët e përbashkëta?

398

Novica:

Në vitin 2020 u përballëm me diçka të re për të gjithë ne. U përballëm me diçka që askush prej nesh nuk shpresonte se mund të ekzistojë. Korona virus. Orët e anglishtes janë shumë interesante, por nuk më pëlqen ajo që nuk jemi së bashku me nxënësit.

Të gjithë neve jeta na ndryshoi në rrënjë, për 180 gradë. Shkollarët duhej të mësohen me një lloj të ri të mësimit, për ne thuajse mënyrë e panjohur për ligjërata. Na krijuan platformë onlajn për nxënie në distancë, i shkurtuan orët, por edhe e ndërprenë shoqërimin fizik me fëmijët e përkatësisë tjetër etnike. Nuk ishim të vetëdijshëm, as të gatshëm për normalen e re.

Mësimi onlajn vetvetiu sjellë përparësitë dhe mangësitë e tij dhe secili prej nesh gjen mënyrën personale për t’u përshtatur ndaj kësaj mënyre të përmbushjes së obligimit për ndjekjen e së njëjtës. Njëjtë si të gjithë, ashtu edhe unë u mësova me situatën e re që është e rëndësisë së barabartë si edhe situata kur ndjekja mësimin nga bankat shkollore. Sigurisht se ka edhe probleme gjatë lidhjes në platformën, si dhe interneti i dobët ose ngatërrim me ndonjë “kënd” tjetër, kështu që ndonjëherë dinim të hyjmë në klasë të huaj. Më pëlqen mënyra në të cilën mund të lidhemi, a është kjo përmes telefonit celular, kompjuterit, laptopit ose ndonjë aparat tjetër të mençur që na e mundëson platformën dhe ndjekjen e mësimit në të njëjtën.

Sigurisht që mësimi onlajn nuk mund të na e zëvendësojë shkollën. Nëse përzgjedh mes shkollës dhe mësimit onlajn sigurisht se do ta përzgjedhja shkollën. Vetë bashkëveprimi mes profesorëve dhe nxënësve është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të një individi që gjendet në procesin arsimor. Jo vetëm që më mungon mësimi, më mungon edhe shoqërimi. Shoqërimi nga shkolla e mesme nuk mund të krahasohet ose zëvendësohet. Nuk shikonim cilës përkatësie etnike i takojmë, me rëndësi na ishte shoqërimi, gjithmonë kishte mirëkuptim mes nesh, askush me asgjë nuk ka tentuar të lëndojë ose nga ana tjetër ta prishë paqen e një individi, shkuarja për kafe pas orëve. Individët që ishim atëherë dhe individët që jemi tani, asgjë nuk është e njëjtë, askush nuk është i njëjtë, të gjithë jemi të rraskapitur, nuk e kemi atë komunikim që e kemi pasur.

Orët e përbashkëta vetvetiu janë interesante, por konsideroj se me mësimin onlajn nuk arrihet qëllimi themelor. Shoqërimi fizik dhe kontakti social me bashkënxënësit tanë nga mësimi në gjuhën shqipe nuk ndodhi. Por, megjithatë jam shumë falënderues që kemi së paku një lloj kontaktesh, ndonëse ata ishin onlajn dhe shpresoj se kur të kthehemi në shkollë, do të kompensojmë kohën e humbur për shoqërim.

Asip:

Para se të fillojmë me mësimin onlajn, në shkollë me mësimdhënësen tonë të gjuhës angleze, hymë në një projekt me paralelen shqiptare. Kur hymë së bashku në projektin mbanim orë të përbashkëta, mësuam shumë gjëra të reja, përvetësuam miq të rinj dhe mësuam shumë. Edhe kur ishim onlajn mbanim orë së bashku me projektin e njëjtë, por na mungon shoqërimi dhe nxënia në bankat shkollore.

Megjithatë, nxënia në distancë na ishte edhe një “shkollë” në jetën tonë nga e cila mësuam shumë gjëra të mira dhe udhëzuese, por edhe disa gjëra që nuk ishin të mira që duhet të na jenë shembull në jetë. Prandaj duam të përfundojë më shpejtë situata dhe të gjithë të kthehemi të lumtur në bankat shkollore.

Viktor:

Për ne nxënësit na ishte si përrallë, gëzoheshim e më pas pikëlloheshim. Në fillim të gjithë gëzoheshim se nuk ka shkollë, nuk ka teste, nuk ka përsëritje, por më pas erdhi vështirësia. Na thanë se duhet të mësojmë onlajn, përmes kompjuterëve, tabletave, telefonave. Të gjithëve na ishte e çuditshme dhe interesante herën e parë, por më pas kuptuam se banka shkollore nuk mund të zëvendësohet me asgjë. Nuk kishim shoqërime, tërë ditën në shtëpi të mbyllur. Thuajse çdo ditë duhet të jesh para telefonit ose kompjuterit për ta ndjekur mësimin, po ndonjëherë ke ndonjë problem si për shembull të mbetesh pa bateri, interneti të jetë i dobët dhe shumë probleme të tjera.

Orët e përbashkëta me nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe është mirë, por shumë më mirë ishte vitin e kaluar në gjysmëvjetorin e parë, kur të gjithë së bashku ishim në klasë dhe punonim në grupe, ndanim informacione interesante dhe kishim mundësinë të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri. Me të vërtetë mësimi onlajn është mirë, por megjithatë është ndryshe efekti kur do të përshëndeteni me shokun, kur në orë do të buzëqeshni për diçka dhe ngjashëm.