Puna jonë

22

Fushat e punës
QMEQ implementon projekte në fushën e:
– Decentralizimit në arsim;
– Zhvillimit profesional dhe të karrierës të kuadrove arsimore;
– Integrimit ndëretnik në arsim;
– Kulturës shkollore inkluzive dhe arsimit;
– Arsimit profesional formal dhe joformal;
– Përmirësimit të aftësive informatike të nxënësve, aftësive për gjuhë angleze dhe zhvillimit të edukimit gjuhësor dhe në matematikë.

Ndërtimi i kapaciteteve për kuadrin shkollor dhe programet arsimore
Gjatë 15 viteve të kaluara, QMEQ punoi me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, duke i përfshirë të gjitha palët e involvuara në aktivitetet e projektit. QMEQ siguroi trajnime për mbi 30.000 pjesëmarrës të interesuar në fushën e arsimit në kuadër të më shumë programeve. Përmes qasjes gjithëpërfshirëse e cila i përfshin të gjithë mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe shërbimet teknike dhe profesionale, QMEQ i mbështeti shkollat në krijimin e ndryshimeve sistematike në punën e tyre dhe atmosferën shkollore.

Rinovimi i shkollave
QMEQ i realizoi mbi 250 lloje të ndryshme të rinovimeve në vëllim më të vogël. Si pjesë e kësaj, QMEQ punoi me komunat në përcaktimin e prioriteteve shkollore dhe intervenimet e nevojshme në bashkëpunim të ngushtë me prindërit.

Decentralizimi në arsim
Nga viti 2004, QMEQ punon me komunat në përforcimin e bashkëpunimit midis shkollave dhe komunave për mundësimin e decentralizimit. QMEQ e drejtoi procesin në zhvillimin e politikave arsimore lokale dhe në përforcimin e kapaciteteve të komunave për vendosjen e mekanizmit për t’i lidhur shkollat me autoritetet lokale.

Hulumtime
QMEQ i zbatoi më shumë hulumtime të gjendjes fillestare në fushën e arsimit për matjen konsekuente të ndikimit të cilësisë së intervenimeve dhe të arritjeve të nxënësve, duke e përfshirë edhe vlerësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave të mësimdhënësve.

Publikimi dhe informimi i opinionit
QMEQ i publikoi dhe i distribuoi mbi 97.000 doracakë, broshura dhe publikime të tjera dhe materiale edukative deri tek institucionet, komunat dhe shkollat në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, QMEQ përpiloi video materiale promovuese dhe video të animuara për ngritjen e vetëdijes për çështje konkrete nga sfera e arsimit. U organizuan edhe promovime të ndryshme, duke përfshirë ngjarje për fillimin e projekteve, konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa këto ngjarje u mbuluan me sukses nga mediat kombëtare dhe lokale.

Bashkëpunim me OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare
QMEQ punoi me 20 organizata lokale për sigurimin e mentorimit për menaxhimin financiar dhe raportimin, përfaqësimin e interesave, monitorimin dhe vlerësimin dhe lidhjen midis shkollave dhe komunave, me ç’rast çdo organizatë siguroi ekspertizë dhe përvojë konkrete për pasurimin e aktiviteteve të projektit. QMEQ bashkëpunoi edhe me 20 organizata qytetare ndërkombëtare gjatë implementimit të projekteve të përbashkëta në rajonin e Ballkanit, Evropës dhe SHBA-së.