Trajnimi i mësimdhënësve të shkollave fillore për fitimin e njohurive dhe aftësive bazë për zbatimin e teknologjisë informatike (Faza 1)

489

Kohëzgjatja: mars 2005 – shtator 2005
Donatorë: Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-së (USAID) në kuadër të Programit për Trajnimin e Pjesëmarrësve të realizuar nga Mësimi Botëror/Maqedoni së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit

Qëllime: Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij programi u krijua që të krijohet barazi në sferën e aftësive të teknologjisë informatike (TI) tek mësimdhënësit e shkollave fillore. Programi i përfshiu tre qëllime kryesore: 1) mësimdhënësit të fitojnë aftësi themelore për TI; 2) mësimdhënësit të përdorin kompjuterë në klasa me nxënësit e tyre dhe 3) mësimdhënësit të shfrytëzojnë TI si vegël për përmirësimin e mësimit.

Rezultate:
• U angazhuan 230 trajnues të përbërë nga mësimdhënës të TI dhe mësimdhënësit nëpër lëndë të tjera të shkollave të mesme;
• U përgatiten tekste shkollore të TI-së, të njëjtit janë shtypur dhe janë distribuuar deri tek të gjithë mësimdhënësit e trajnuar;
• 3.920 mësimdhënës të shkollave fillore fituan njohuri dhe aftësi për përdorimin e TI në klasat e tyre.