Kohëzgjatja: tetor 2006 – shkurt 2008
Donatorë: Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) në kuadër të Programit për zhvillimin e njeriut dhe zhvillimin institucional të implementuar nga Mësimi botëror (World Learning) për Maqedoninë e Veriut së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA)
Qëllime: Programi për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore për të fituar aftësi dhe njohuri për zbatimin e teknologjisë informatike pati për qëllim t’i kryesojë angazhimet për ballafaqim me njërën prej dobësive më të mëdha të identifikuara tek mësimdhënësit e shkollës fillore në Maqedoninë e Veriut, e ajo është mungesa e kapacitetit për shfrytëzimin e TI-së (teknologjisë informative) si vegël efektive mësimore. Duke e pasur parasysh rëndësinë e sigurimit të trajnimeve për mësimdhënësit lidhur me aftësitë kryesore për TI, ky program për trajnime mundësoi numër plotësues prej 5.100 mësimdhënës të shkollave fillore dhe anëtarët e shërbimeve profesionale të fitojnë njohuri të teknologjisë informatike. Si vazhdim i këtij programi të suksesshëm për trajnime, qëllimi gjithëpërfshirës i programit ishte të krijohet barazi në sferën e aftësive për TI tek mësimdhënësit e shkollave fillore.
Rezultate:
• Pjesëmarrësit të cilët e përfunduan programin e tejkaluan frikën nga teknologjitë e reja të TI-së dhe u njoftuan me përdorimin bazë të kompjuterëve;
• Pjesëmarrësit të cilët e përfunduan programin janë aftësuar për përdorimin bazë të paketës Microsoft, duke përfshirë: Word, Power Point dhe Excel;
• Pjesëmarrësit të cilët e përfunduan programin në përgjithësi fituan njohuri për një spektër të caktuar të zbatimeve të TI-së për qëllimet e mësimdhënies më të mirë;
• Pjesëmarrësit të cilët e përfunduan programin fituan njohuri bazë për mënyrat e integrimit të softuerit në kuadër të mësimdhënies së tyre.