Kohëzgjatja: dhjetor 2004 – prill 2006
Donator: Trusti Ballkanik për Demokraci
Qëllime: Gjeneratat e ardhshme të fitojnë njohuri lidhur me demokracinë, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut dhe të zhvillojnë angazhim të përhershëm për pjesëmarrjen e përgjegjshme qytetare me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të padrejtësisë sociale. Target grupi i projektit i përfshin fakultetet pedagogjike vijuese: “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Fakulteti për trajnim pedagjoik dhe metodologjik në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJ) – Tetovë dhe Universitetit “Tetovë” – Tetovë.
Rezultate:
• U rishikuan programet mësimore ekzistuese për klasën e 1 deri në të 4 dhe u propozuan ndryshime të cilat sigurojnë përfshirjen e përmbajtjes së arsimit qytetar;
• Për herë të parë u vendos program mësimor i dokumentuar për lëndët e arsimit qytetar si dhe metodologjia për trajnimin e mësimdhënësve në të gjitha 5 fakultetet pedagogjike (shtetërore dhe private) në Maqedoninë e Veriut. Mësimdhënësit e ardhshëm do të fitojnë njohuri dhe aftësi të domosdoshme lidhur me përmbajtjen e arsimit qytetar si edhe me metodologjitë e mësimdhënies të praktikave demokratike gjeneratave të reja të nxënësve;
• Palët e interesuara në sferën e arsimit në pozita relevante vendimmarrëse në kuadër të MASH/BZHA dhe fakulteteve pedagogjike kanë punuar në përgatitjen dhe miratimin e programeve me ndihmën aktive të kuadrove të QMEQ dhe këtij programi;
• Për herë të parë me këtë projekt u promovuan marrëdhëniet e koordinuara të punës midis MASH/BZHA dhe fakulteteve pedagogjike të cilat vazhdojnë të shërbejnë si shembull i mirë për zhvillimin e bashkëpunimit midis sektorëve të ndryshëm dhe vendosjen e lidhjeve multisektoriale;
• Me këtë program u rrit vetëdija për arsimin qytetar edhe në fakultetet e tjera të cilat punojnë me programe mësimore për mësimdhënës të lëndëve në klasat e larta të arsimit fillor dhe atij të mesëm.