Stimulimi i bashkëpunimit ndëretnik midis të rinjve

566

Kohëzgjatja: janar 2011 – nëntor 2011
Donator: Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Qëllime: Promovimi i mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndëretnik tek të rinjtë duke i motivuar të marrin pjesë në zgjidhjen e çështjeve publike me karakter ndëretnik në shoqërinë qytetare; përforcimi i bashkëpunimit ndëretnik dhe dialogut, dhe ndërtimi i besimit tek të rinjtë në mjedisin shkollor; zhvillimi i të menduarit kritik të nxënësve lidhur me çështjet publike ndëretnike në kuadër të bashkësisë së tyre lidhur me shoqërinë multietnike, parandalimin e paragjykimeve dhe konflikteve, promovimin e demokracisë dhe tolerancës, si edhe sensitivitetin kulturor; zhvillimin e aftësisë së nxënësve për të jetuar dhe punuar në mjedis mutikulturor përmes pjesëmarrjes në aktivitetet shkollore të projektit. Projekti përfshiu mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës, Gostivarit dhe Velesit.

Rezultate:
• U sigurua model për mësimdhënësit e shkollave të mesme që midis tyre të mësojnë dhe ta vlerësojnë fuqinë e identifikimit, e të menduarit dhe konsensusit lidhur me politikat në kuadër të klasave të tyre;
• Sigurohet platformë për përfshirjen e nxënësve të shkollave të mesme të përkatësive të ndryshme etnike në identifikimin, diskutime dhe në arritjen e konsensusit lidhur me politikat që kanë të bëjnë me problemet e tyre në kuadër të shoqërisë qytetare në të cilën jetojnë;
• Sigurohet mundësia që nxënësit e shkollave të mesme të bashkësive të ndryshme etnike të realizojnë bashkëveprim dhe të mësojnë për njëri-tjetrin dhe për jetesën në një shoqëri shumetnike;
• Sigurohet mundësi që nxënësit të fitojnë aftësi dhe përvojë për të jetuar në shoqëri multietnike;
• Promovohet bashkëjetesë e qetë dhe bashkëpunim në kuadër të shkollës dhe më gjerë në bashkësi.