Kohëzgjatja: mars – maj 2019
Donator: Zyra e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut
Qëllimi: Në Maqedoninë e Veriut, regjistrimi i fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeç në arsimin parashkollor ishte rreth 39%, që paraqet një prej shkallëve më të ulëta në Evropë, kurse prania në mësim ishte akoma më e ulët.
Përfitimet pozitive nga vizita e arsimit parashkollor gjatë kësaj periudhe të zhvillimit intensiv të trurit të fëmijëve janë me rëndësi thelbësore për rritjen e arritjeve akademike tek fëmijët. Për t’u realizuar ky prioritet, ishte e rëndësishme t’u mundësohet mbështetje bashkësive lokale gjatë procesit të vendosjes së qendrave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve (qendrave për ZHHF) si formë alternative të arsimit parashkollor në kushte kur kujdesi i plotë për fëmijët nuk është i domosdoshëm dhe realizohet vetëm program për mësimin dhe zhvillimin e hershëm dy deri në tri orë në ditë.
Qëllimi kryesor i projektit ishte rinovimi i qendrave për ZHHF në Buçin (Krushevë) dhe Bistrencë (Demir Kapi) me çka u mundësua qasje në arsimin parashkollor për rreth 60 fëmijë, në këtë mënyrë duke kontribuuar për rritjen e shkallës së regjistrimit në arsimin parashkollor në këto dy komuna.
Rezultate:
• Qendrat për ZHHF janë rinovuar dhe pajisur me mobilje dhe materiale didaktike;
• Kuadri i obliguar për arsimin parashkollor dhe personat zyrtarë të komunave u trajnuan për arsim cilësor në periudhuën e fëmijërisë së hershme dhe sigurimin e qëndrueshmërisë përmes partneriteteve lokale;
• U mundësua qasje për arsimin parashkollor për rreth 60 fëmijë.