Kohëzgjatja: shtator 2006 – shkurt 2012
Partnerë: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Organizata jofitimprurëse për zhvillimin e njeriut FHI Development 360 LLC (FHI 360)
Donatorë: Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), FHI 360 në partneritet me Universitetit e Indianas, Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) dhe OJQ të tjera lokale dhe kompani private. Gjithashtu, FHI 360 kishte vendosur edhe partneritet me korporata të ndryshme nacionale dhe multinacionale të cilat kanë programe të fuqishme arsimore.
Qëllime: Projekti për Arsimin Fillor (PAF) pati për qëllim të përmirësoj cilësinë e mësimdhënies dhe të rritsë aftësitë për punësim të të rinjve.
Më konkretisht, qëllimet e projektit ishin siç pason: përmirësimi mësimdhënies dhe nxënies që t’u mundësohet nxënësve të fitojnë aftësi për të menduarit kritik; rritja e qasjes dhe zbatimi i teknologjive bashkëkohore kompjuterike dhe internetit që t’u ndihmohet nxënësve të jenë të suksesshëm në tregun e punës; t’u ndihmohet shkollave t’i përmirësojnë mjediset e tyre të mësimdhënies duke siguruar në këtë rast rinovimin e objekteve të tyre që të stimulohet nxënia dhe kreativiteti; punë me edukatorë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përgatitjen e e materialeve cilësore digjitale për nxënie që të mundësohet nxënie e bazuar në hulumtim; të përmirësohet arsimi i lëndës së matematikës dhe shkencave natyrore përmes përmirësimit të programeve mësimore dhe metodave dhe të përmirësohet vlerësimi në nivel të shkollës që të stimulohet dhe bazohet në nxënie cilësore.
Në kuadër të këtij projekti, QMEQ ishte përgjegjëse për menaxhimin me Komponenti: Përmirësimi i vlerësimit në nivel të shkollës si edhe sigurimi i mbështetjes lokale për Universitetin Indiana i cili ishte përgjegjës për menaxhimin e komponentit: Përmirësimi i arsimit për lëndën e matematikës dhe shkencave natyrore.
Rezultate:
• 433 shkolla u involvuan në aktivitetet e projektit;
• 16.550 mësimdhënës dhe 973 përfaqësues të shkollave u trajnuan gjatë kohëzgjatjes së projektit;
• 288.400 ekzemplarë të materialeve edukative dhe promovuese u shpërndanë deri tek shfrytëzuesit;
• 359 shkolla fituan pajisje teknike që të mund të sigurojnë procese më të mira të mësimit;
• 130 shkolla u rinovuan që të përmirësohet mjedisi i mësimdhënies si dhe të rritet efikasiteti energjetik.