Kohëzgjatja: dhjetor 2012 – qershor 2016
Donator: USAID Maqedonia e Veriut
Qëllimi: Avancimi dhe përmirësimi i sistemit për zhvillim profesional dhe në karrierë të mësimdhënësve (ZHPKM), duke kontribuar në këtë mënyrë për cilësi më të lartë në mësimdhënie në shkolla dhe arritje më të mira të nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Grupi qëllimor i projektit i përfshiu mësimdhënësit, drejtorët e shollave dhe bashkëpunëtorët profesional të shkollave, bashkëpunëtorët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, si edhe inspektorët e arsimit (inspektorët shtetërorë dhe të autorizuar). Projekti u iniciua nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si rezultat i intervenimeve të pjesshme dhe jokonsistente lidhur me zhvillimin profesional dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve të cilat janë realizuar paraprakisht. Për këtë, në kuadër të fushëveprimit të këtij projekti janë zbatuar analiza gjithëpërfshirëse të dokumenteve dhe vendimeve ekzistuese, duke përfshirë edhe të sistemeve të suksesshme arsimore me arritje të larta të nxënësve gjatë vlerësimeve ndërkombëtare. Këto analiza janë shfrytëzuar si bazë për përgatitjen e rekomandimeve për përmirësimin e sistemit për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë të mësimdhënësve në Maqedoninë e Veriut, duke i përfshirë edhe politikat dhe praktikat vijuese të cilat konsideroheshin si të qëndrueshme. Krahas kësaj, në kuadër të projektit janë marrë parasysh aktivitetet vijuese për zhvillimin profesional dhe janë propozuar dy modele për avancim në karrierë të cilat ishin më të përshtatshme në kontekstin e Maqedonisë. Sistemi u vendos në bazë të standardeve të qarta për mësim cilësor, vlerësimin objektiv dhe transparent të mësimdhënësve, zhvillim të fokusuar profesional dhe mbështetje e vazhdueshme për mësimdhënësit.
Rezultate:
• U formua „Këshilli drejtues i projektit“ dhe rregullisht u mbajtën takime për rishikimin dhe miratimin e dokumenteve të projektit dhe vendimeve;
• U zgjodhën dhe u angazhuan konsulentë ndërkombëtarë për zbatimin e projektit për ZHPKM, ndërsa janë organizuar edhe punëtori për ndërtimin e kapaciteteve për ZHPKM;
• U zbatua analiza SABER e mësimdhënësve dhe u mor raport nga Banka Botërore;
• Nga ekspertët ndërkombëtarë u përgatit analiza e gjashtë shteteve me sisteme të vendosura mirë për ZHPKM;
• U përgatit dhe u botua Analizë e politikave dhe praktikës së zhvillimit profesional dhe në karrierë të arsimtarëve në Republikën e Maqedonisë;
• U realizuan grupe të fokusit, diskutime në tryezë të rrumbullakët, intervista, takime, debate, anketa, prezantime dhe aktivitete të tjera me qëllim grumbullim i të dhënave dhe informacioneve kthyese në kuadër të procesit të vendosjes së sistemit për zhvillimin profesional dhe në karrierë të kuadrove arsimore;
• U mor mendim publik nga bashkësia profesionale dhe faktorët arsimorë në lidhje me të gjitha zgjidhjet dhe dokumentet e përgatitura;
• U organizuan takime informative me përfaqësuesit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në vend lidhur me sistemin dhe publikimet për ZHPKM;
• U përgatit Rregullorja për kompetenca themelore profesionale për mësimdhënës dhe Rregullorja për mënyrën e arritjes së standardeve profesionale për mësimdhënësin-mentor apo mësimdhënësin-këshilltar dhe të njëjtat janë miratuar nga MASH;
• U përgatitën Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e planit për zhvillimin personal dhe Rregullorja për formën dhe përmbajtjen të dosjes profesionale të mësimdhënësve dhe të njëjta u dorëzuar në BZHA;
• U bë ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për akreditimin e ofruesve të trajnimeve që të përfshihen zgjidhjet e projektit dhe i njëjti u shoqërua deri tek BZHA për miratim;
• U përpilua Rregullorja për mënyrën e vlerësimit të fletëparaqitjeve dhe dokumentacionit të marrë prej mësimdhënësve për të fituar titullin mësimdhënës-mentor dhe mësimdhënës-këshilltar, vlerësimin e kandidatëve, rang listave dhe mënyrën e punës së komisionit (Rregullore për avancimin në karrierë) dhe i njëjti iu dërgua BZHA-së për miratim;
• U finalizua projekt Rregullorja për mënyrën dhe kohën e nevojshme për zbatimin e obligimeve të punës së mësimdhënësve dhe e njëjta u është dorëzuar BZHA-së dhe MASH;
• Janë përgatitur, shtypur dhe distribuuar Kompetenca themelore profesionale dhe standarde për arsimtarë, Kompetenca themelore profesionale dhe standarde për bashkëpunëtorët profesional të shkollave, Kompetenca profesionale për drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, Udhëzues për mënyrën dhe formën e mbështetjes mentore të arsimtarëve-fillestarë dhe bashkëpunëtorëve profesional-fillestar në shkollat fillore dhe të mesme, Doracak për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme, Bashkëpunëtorë profesional nga fillestar në mentorë: Udhëzues për zhvillim profesional dhe në karrierë të bashkëpunëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme, Arsimtarë nga fillestarë në mentorë: Udhëzues për zhvillim profesional dhe në karrierë të arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme, si edhe broshurën për shkollat lidhur me atë se si të sigurohet mbështetja për avancimin në karrierë të mësimdhënësve;
• U përgatitën, pilotuan dhe finalizuan procedura, vegla dhe instrumente për avancimin në karrierë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional;
• U formua pilot Komisioni për vlerësimin e e-portfoliove të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe u propozuan zgjidhje për avancim në karrierë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkolla;
• Udhëzuesi për vlerësim individual të kuadrove mësimore si pjesë e vlerësimit integral të shkollave u përmirësua dhe u inkorporuan zgjidhjet për ZHPKM;
• U morën informata kthyese nga faktorë të ndryshëm në lidhje me zgjidhjet e projektit, rolin e shkollës dhe procesin e sigurimit të mendimeve të prindërve dhe nxënësve lidhur me avancimin në karrierë të mësimdhënësve.