Përmirësimi i dialogut ndëretnik në komuna

544

Kohëzgjatja: shkurt 2010 – shkurt 2011
Donatorë: Qendra për Zhvillim Institucional dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Shkup (AZHB)

Qëllime: Përmirësimi i pjesëmarrjes demokratike në komuna për zhvillimin e bashkëpunimit ndëretnik në shkollat fillore dhe në kuadër të bashkësive lokale; përmirësimi i dialogut ndëretnik në shkollat fillore në 5 komuna përmes sigurimit të mbështetjes efikase dhe mentorimit në kuadër të zbatimit të aktiviteteve jashtë shkollore për nxënësit e shkollave të përziera etnike; përforcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit në shkollat fillore për përmirësimin e dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit; rritja e aftësisë së pjesëmarrësve për jetë dhe punë në një mjedis multikulturor përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e projektit. Grupi qëllimor i projektit ishin 9 shkolla fillore (nxënës, mësimdhënës, prindër, drejtorë) në 5 komuna: Kumanovë, Mavrovë dhe Rostushe, Strugë, Strumicë dhe Tetovë.

Rezultate:
• Përforcohet bashkëpunimi midis komunave me popullsi multietnike me qëllim që t’u mundësohet drejtpërdrejtë të bashkëpunojnë me mësimdhënësit dhe nxënësit e klasave më të larta në arsimin fillor;
• U siguruan mundësi për interaksion midis nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike , u mundësua fitim i njohurive për dallimet e ndërsjella kulturore dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në shkollë dhe në përgjithësi në kuadër të bashkësisë lokale;
• U organizuan lojëra me role, diskutime, aktivitete rekreative dhe të tjera, për tema të ndryshme në fushën e shoqërisë multietnike, përmes të cilave vëmendja u përqendrua tek esenca e çështjeve dhe u rritën mundësitë për parandalimin e konflikteve eventuale të ardhshme.