Kohëzgjatja: tetor 2005 – shtator 2007
Donatorë: Agjencia Ndërkombëtare Humanitare – Catholic Relief Services (CRS) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH)
Qëllime: Bashkëpunimi ndëretnik dhe toleranca kontribuuan për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkësive ndëretnike në Maqedoninë e Veriut; nxënësit e përkatësve të ndryshme etnike ballafaqohen me tensione më të vogla midis tyre; shkollat e përfshira në projekt i përmirësuan metodat e tyre për zhvillimin e mirëkuptimit multietnik. Ky projekt i përfshiu 7 shkolla të përziera fillore dhe 400 nxënës, 30 mësimdhënës, pedagogë dhe psikologë shkollorë.
Rezultate:
• U organizuan trajnime/punëtori për mësimdhënësit e përzgjedhur dhe përfaqësuesit e bashkëpunëtorëve profesional të shkollave me qëllim që të sigurohen drejtime konkrete si edhe të jepen shembuj për metoda dhe materiale për mësimdhënësit dhe për bashkëpunëtorët profesional të cilat i shfrytëzuan ata gjatë procesit të përgatitjes së aktiviteteve jashtë shkollore për tejkalimin e barrierave ndëretnike midis nxënësve në shkollën e tyre sipas specifikave të çdo shkolle;
• Shkollat e përfshira përgatiën plane vepruese në pajtim me nevojat specifike të secilës prej shkollave;
• Aktivitetet jashtë shkollore u mbështetën përmes Programit për grante të vogla për secilën prej shkollave të cilat morën pjesë;
• U përzgjodhën praktika më të mira të cilat janë publikuar me qëllim që të promovohen aktivitetet e suksesshme për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndëretnik midis nxënësve;
• U publikua broshurë me modele të aktiviteteve në gjuhën mësimore maqedonase, shqipe dhe turke.