Komuna efikase – arsim më i mirë

521

Kohëzgjatja: janar 2009 – qershor 2010
Donator: Trusti Ballkanik për Demokraci

Qëllimi: Qëllimi i këtij projekti ishte t’u sigurohet mbështetje komunave në vend për zbatimin e suksesshëm të decentralizimit në arsim. Qëllimi kryesor ishte të identifikohen kapacitetet ekzistuese të resurseve njerëzore në komuna me qëllim që të planifikohet mbështetja afatgjate e zhvillimit të tyre të mëtejmë profesional.

Rezultate:
• U organizuan 10 prezantime rajonale për personat zyrtarë përgjegjës për arsimin të komunave;
• U krijua bazë e të dhënave për personat zyrtarë përgjegjës për arsimin të komunave në bazë të përgjigjeve të tyre të dhëna në pyetësorët e plotësuar dhe të marrë prej 78 përfaqësuesve në 76 komuna;
• U krijua publikimi Hulumtimi për nevojat e mbështetjes së decentralizimit të arsimit dhe i njëjti paraqet raport nga hulumtimi i cili u zbatua për qëllimet e grumbullimit të të dhënave dhe kryerjes së analizës për nevojat e zhvillimit profesional të personave zyrtarë përgjegjës për arsimin të komunave.