Integrimi i fëmijëve romë në mjedisin shkollor përmes inspirimit të kreativitetit të tyre

515

Kohëzgjatja: shkurt 2010 – dhjetor 2010
Donator: Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Qëllimi:Të integrohen fëmijët romë në kuadër të mjedisit shkollor përmes motivimit të tyre për të marrë pjesë aktive në aktivitetet jashtë shkollore. Janë organizuar aktivitete me nxënësit në formë të punëtorive argëtuese interaktive. U përfshi punë në seksione të ndryshme: art, gjuhë angleze, muzikë, teatër, mbrojtjen e mjedisit jetësor. Grupi qëllimor i projektit ishin mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës, Gostivarit dhe Velesit.

Rezultate:
• U organizuan aktivitete jashtë shkollore qëllimi i së cilave ishte afrimi i fëmijëve në bazë të interesave të tyre, mbështetja e ideve të fëmijëve dhe kreativitetit;
• Gjithsej 5 mësimdhënës dhe 125 nxënës u involvuan në procesin e organizimit dhe zbatimit të aktiviteteve jashtë shkollore;
• Aftësitë e mësimdhënësve u përforcuan në drejtim të përgatitjes së planeve vepruese për aktivitete dhe për resurset e nevojshme për realizimin e të njëjtave;
• U organizua ngjarje përfundimtare për shënimin e përfundimit të projektit dhe të rezultateve të arritura.