Kohëzgjatja: mars 2017 – janar 2018
Donator: Fondacioni për fëmijë “Pestaloci”
Qëllimi: Projekti pati për qëllim të identifikohen fëmijët e moshës 6 deri në 17 vjeçe të cilët nuk janë regjistruar në shkolla në 12 komuna me numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të nacionalitetit rom (Shuto Orizare, Kumanovë, Shtip, Vinicë, Koçan, Strumicë, Tetovë, Gostivar, Prilep dhe Manastir) dhe të mbështetet integrimi i tyre në sistemin arsimor. Aktivitetet përfshijnë zbatimin e hulumtimit kombëtar gjithëpërfshirës që të identifikohen fëmijët të cilët nuk janë të regjistruar në shkollë; miratimin e programeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me ligjin dhe përmes sigurimit të mbështetjes/bursave për fëmijët të cilët e përbëjnë grupin qëllimor të projektit.
Rezultate:
• 1.144 fëmijë të cilët nuk e vizitojnë shkollën, në moshë 6 deri në 17 vjeç, janë identifikuar gjatë hulumtimit terrenor të zbatuar në 12 komuna;
• 1.122 prindër të fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë dhanë informata dhe sqarime për shkaqet për të cilat fëmijët e tyre nuk e vizitojnë mësimin dhe e kanë ndërprerë arsimin, si edhe nevojat të cilat duhet të plotësohen që fëmijët e tyre të kthehen ose të regjistrohen në shkollë;
• Përfaqësuesit relevantë shtetërorë dhanë informata të rëndësishme për përgatitjen e raportit të hulumtimit: 71 përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, njësitë e vetëqeverisjes lokale, shkollat fillore, prindërit dhe OJQ lokale;
• U krijua bazë e të dhënave nga hulumtimi terrenor për 1.144 fëmijët e identifikuar të cilët nuk e vizitojnë shkollën, e cila përmban informata për mos pranishmërinë në shkollë, statistikën lidhur me gjininë, moshën, vendin e banimit, e të tjera;
• Raporti i hulumtimit me konstatimet që i përmban, i prezantuar para 60 palëve të interesuara arsimore, e ngriti vetëdijen për çështjen e fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë;
• 47 fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë (6-8 vjeç) morën mbështetje nga projekti dhe u regjistruan në shkollë. Për të gjithë është konfirmuar se vazhdojnë të shkojnë rregullisht në shkollë.