Fëmijët dhe familjet në arsim (FFA)

699

Kohëzgjatja: janar 2017 – dhjetor 2018
Donator: Universiteti për Arsimimin e Mësimdhënësve nga Cyrihu

Qëllimi: Fëmijët dhe familjet në arsim (FFA) është projekt i cili pati për qëllim t’i mbështesë fëmijët e mjediseve të rrezikuara sociale, veçanërisht fëmijët e përkatësisë etnike rome, të bëhen të vetëdijshëm për aftësitë e tyre dhe të stimulohet zhvillimi i tyre personal. Përmes të mësuarit aktiv të aftësive jetësore dhe ndërtimit të kompetencave tek këta nxënës, ky projekt ndihmoi të rritet niveli i vetërespektimit dhe besimit të tyre në vlerën e shkollave dhe arsimimit.
Në këtë mënyrë, nxënësit do të jenë më të përgatitur për t’u ballafaquar me jetën e përditshme dhe ta gjejnë rrugën e tyre në shoqëri.
Ky projekt ishte paraparë për fëmijë prej 4 deri në 14 vjeç. Në projekt janë përfshirë 7 shkolla fillore në të cilat ka numër më të madh të fëmijëve romë dhe fëmijë të mjediseve të margjinalizuara. Qëllimi i projektit ishte përforcimi i kapaciteteve të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional shkollorë, sigurimi i qëndrueshmërisë dhe përgatitja e materialeve teknike dhe profesionale.

Rezultate:
• Trajnime të organizuara për mësimdhënësit e 7 shkollave fillore;
• Mbështetje e siguruar për mësimdhënësit e trajnuar për t’i ndarë informatat lidhur me aktivitetet e FFA me mësimdhënësit e tjerë të shkollave të tyre.