Diskutim i argumentuar në demokraci

583

Kohëzgjatja: gusht 2007 – gusht 2010
Partnerë: Organizata nga të gjitha lokacionet e përfshira me projekt në vendet pjesëmarrëse
Donator: Ministria e Arsimit e SHBA-së, Fondacioni për të drejta kushtetuese nga Çikago, Fondacioni për të drejta kushtetuese nga Los-Anxhelos dhe programi global Street Law Inc.
Lokacione: Gjatë vitit të parë (2004-2005) ky projekt u realizua me mësimdhënësit e shkollave fillore dhe nxënësit e tyre në gjashtë lokacione: vendet evropiane Azerbajxhani, Republika e Çekisë dhe Lituania, si dhe zonat metropolitan në rrethin e Çikagos, Los-Anxhelosit dhe Uashingtonit (Komuna Feirfaks, Virxhinia). Gjatë vitit shkollor 2005 – 2006, këto lokacione vazhduan të marrin pjesë në projekt.
Gjatë viteve 2005-2006, edhe pesë lokacione shtesë filluan të marrin pjesë në projekt: Estonia; Kaluga, Rusi; Moska, Rusi dhe dy lokacione në SHBA: Denver dhe Kolumbia, Karolina e Jugut. Gjatë vitit shkollor 2006-2007, këto vende vazhduan të marrin pjesë në projekt. Gjatë vitit shkollor 2007-2008, përveç lokacioneve nga vitet e kaluara, në projekt u përfshinë edhe pesë lokacione shtesë: Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Ukraina dhe një lokacion në SH.B.A.: Blumington, Indiana.

Qëllime: Qëllimi i projektit ishte të sigurohet një model që mësimdhënësit e shkollave të mesme të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të vlerësojnë fuqinë e diskutimit argumentues në klasat e tyre dhe një platformë për angazhimin e nxënësve të shkollave të mesme në diskutime përmbajtjesh kuptimplote për institucionet, sistemet qeveritare dhe parimet themelore të demokracisë. Projekti paraqet nismë të përqendruar tek mësimdhënësit e krijuvar për avancimin e mësimdhënies dhe nxënies për parimet demokratike dhe aftësitë për diskutim të argumentuar qytetar.

Rezultate:
• U organizuan punëtori për zhvillimin e kuadrit mësimor;
• Diskutime të argumentuara në kuadër të klasave;
• Këshill onlajn për diskutime për nxënësit dhe mësimdhënësit;
• Telekonferenca midis nxënësve në lokacione të ndryshme partnere;
• Këmbime të organizuara të mësimdhënësve.