Kohëzgjatja: tetor 2005 – shtator 2006
Donator: Agjencia Ndërkombëtare Humanitare – Catholic Relief Services (CRS)
Qëllime: Implementimi efektiv i decentralizimit të arsimit për përmirësimin e sistemit arsimor të Maqedonisë së Veriut dhe inicimin e përmirësimeve në arsim me qëllim që të plotësohen nevojat arsimore lokale të shkollave fillore.
Rezultati i pritshëm i këtij projekti ishte qytetarët dhe qeveria të fitojnë aftësi për pjesëmarrjen e përbashkët në ndërtimin e lidhjeve për përmirësimin efikas të arsimit, duke i shfrytëzuar me këtë rast të drejtat e veta, duke i pranuar përgjegjësitë e veta dhe duke u siguruar llogaridhënie dhe transparencë organeve kompetente.
Grupi qëllimor i projektit ishin katër komuna të rajonit të Strumicës, përfaqësuesit e Trupit Rajonal Komunal Arsimor, si dhe shkollat fillore të rajonit të Strumicës, të cilat në mënyrë intensive kanë punuar në kuadër të programit për përforcimin e komunikimit midis komunave dhe shkollave, mbështetjen e qasjes participuese në proceset e vendimmarrjes, njëherësh duke i plotësuar nevojat prioritare arsimore dhe duke vendosur procedura për bashkëpunim midis qeverisë dhe shkollave.
Rezultate:
• U përforcua bashkëpunimi midis shkollave dhe komunave lidhur me problemet e shkollave fillore në rajonin e Strumicës dhe u miratuan politikat arsimore për bashkëpunim midis qeverisë dhe shkollave;
• Politikat e përgatitura janë dedikuar që të shfrytëzohen nga komunat si model i cili i mbështet proceset e tyre për decentralizim në arsim;
• U sigurua ndërtimi i aftësive dhe metodologjive që pjesëmarrësit në projekt t’i rrisin kapacitetet e tyre për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve arsimore në nivel komunal;
• 4 shkollave u janë siguruar grante të vogla për plotësimin e prioriteteve të tyre arsimore;
• U organizua trajnim për grumbullimin e mjeteve financiare për përfaqësuesit e shkollave të komunave të përfshira dhe shkollave u është siguruar mbështetje përmes Trupit Komunal Arsimor rajonal për zhvillimin e planeve vepruese shkollore.