Aktivitete jashtë shkollore multietnike për shkollat e mesme

752

Kohëzgjatja: shtator 2007 – qershor 2009
Donator: OSBE

Qëllime: Tu sigurohet mundësi nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike të bashkëveprojnë në mënyrë të ndërsjellë dhe të shoqërizohen, të mësojnë për njëri-tjetrin, në mënyrë që t’i përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike midis nxënësve të shkollave të mesme dhe në kuadër të bashkësisë më të gjerë; të përforcohet bashkëpunimi multietnik dhe dialogu dhe të ndërtohet besimi tek të rinjtë; të ngrihet vetëdija për çështje si multikulturalizmi, jetesa në një shoqëri multietnike, paanshmëria parandalimi i konflikteve, stereotipat dhe paragjykimet, promovimi i demokracisë, tolerancës dhe sensitivitetit kulturor; rritja e aftësisë së nxënësve për jetë dhe punë në një mjedis multikulturor përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e projektit. Grupi qëllimor i projektit ishin nxënës të shkollave të mesme nga Kumanova dhe Kërçova, mësimdhënësit e tyre dhe prindërit dhe bashkësitë më të gjera.

Rezultate:
• U mbajtën 8 punëtori për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të përfshira me projektin me qëllim që të fitojnë njohuri lidhur me konceptet e: multikulturalizmit, paanshmërisë, konflikteve, tolerancës, demokracisë, stereotipave dhe paragjykimeve;
• U realizuan/zbatuan aktivitete të ndryshme jashtë shkollore;
• U realizuan vizita në institucione qeveritare (Presidenti i Shtetit dhe Kuvendi) me ç’rast nxënësit u njoftuan me rolin dhe funksionet e tyre;
• U realizuan vizita të përbashkëta të monumenteve fetare dhe kuturore (xhami, kishë dhe muze) me ç’rast nxënësit u njoftuan me kultura dhe tradita të ndryshme;
• Nxënësit morën pjesë në aktivitete për njoftimin me kulturat dhe traditat e ndryshme, ata bënë sport së bashku dhe punuan së bashku në projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor;
• Nxënësit dhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave të përfshira me projektin organizuan prezantime përfundimtare për t’i ndarë arritjet e projektit para publikut i cili përbëhej prej nxënësve, prindërve, drejtorisë së shkollës dhe përfaqësuesve të komunave.