Kohëzgjatja: qershor 2011 – dhjetor 2022
I mbështetur nga: Fondacioni i Fëmijëve „Pestaloci“
Realizuesi: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Partnerë: Byroja për zhvillimin e arsimit (BZhA), 27 shkolla dhe 9 komuna
Ndikimi: Të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike në shoqëri
Qëllime primare: Shkollat fillore duke i përfshirë nxënësit, arsimtarët, udhëheqjen shkollore, këshillin shkollor, prindërit dhe përfaqësuesit nga komuna të obliguar për arsim
Përshkrimi i projektit: Projekti realizohet në 27 shkolla të përrziera etnike dhe 9 komuna (Manastir, Butel, Strumicë, Tetovë, Kumanovë, Radovish, Strugë, Gostivar dhe Dolnen). Qëllimi i projektit është që të përmirësohet integrimi ndëretnik dhe toleranca në komuna. BZhA dhe komunat janë partnerë kyç në realizimin e të gjitha aktiviteteve të projektit.
Rezultatet e pritura:
• Nxënësit me përkatësi të ndryshme etnike i zhvillojnë shkathtësitë dhe kompetencat për arsim interkulturor (AIK) nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në aktivitettë ndryshme (seksionet e përbashkëta, orët e përziera, fokus-grupet, anketat) dhe kanë mundësi që të njohin nxënës tjerë të cilët ndjekin mësim në gjuhë tjetër;
• Më shumë miqësi ndërmjet nxënësve me përkatësitë ndryshme etnike brenda dhe jashtë shkollës;
• Arsimtarët zbatojnë AIK në orët e rregullta në bazë të udhëzimeve të marra nga këshilltarët e BZhA-së;
• Përmirësimi i mësimit dhe praktikave të mësimit për lëndën Arsimi qytetar.