Kohëzgjatja: Prill 2022 – Mars 2025
Donator: Zyra e Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Implementues: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QМEQ)
Qëllimi: Sigurim i ndihmës teknik për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA), në përmirësimin e sistemit për sigurimin e cilësisë, me qëllim që të modernizohet dhe sinkronizohet vetëvlerësimi dhe sistemet integrale për evaluim, si dhe të sigurohen udhëzime për përmirësimin e procesit të përgatitjes së Planit Zhvillimor Shkollor (PZHSH), mbështetje logjistike dhe profesionale gjatë sigurimit të trajnimit për faktorët kyç me qëllim që të sigurohet uniformim në të kuptuarit e kornizës IKRU si dhe ngritje të vetëdijes për rëndësinë e kulturës për avancimin e cilësisë.
Përshkrim i projektit: Në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor (PAAF), që zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes grantit të Bankës Botërore, QMEQ punon me ISHA-në në forcimin e treguesve për vlerësimin e cilësisë së shkollave, përmirësim të kornizës për vlerësim integral dhe vetëvlerësim të shkollave fillore dhe planifikimit zhvillimor shkollor, përmirësim të efektivitetit, efikasitetit dhe përgjegjësisë së ISHA-së si dhe dizajnimin e programit për grante shkollore.
Synimi kryesor i projektit është që të kontribuohet drejt procesit më efikas dhe më efektiv të vlerësimit të cilësisë, që do të lidhet me programin për grante për shkollat më të suksesshme.
Rezultate të pritura:
- Përmirësim i kornizës për vetëvlerësim dhe vlerësim integral dhe treguesit për sigurimin e cilësisë;
- Përmirësim i Planit Zhvillimor Shkollor (Plani Zhvillimor Shkollor) dhe forcimi i rolit të tij;
- Përmirësimi i efikasitetit dhe kapacitetit administrativ të ISHA-së;
- Përpilim i programit për grante shkollore;
- Vegla dhe mekanizma të propozuar për promovimin e llogaridhënies së shkollave para palëve të prekura;
- Zhvillim dhe zbatim i trajnimeve për grupe të ndryshme të palëve të prekura;
- Përgatitje të specifikimit teknik për dizajn dhe zhvillim të softuerit për ISHA.