Kohëzgjatja: janar 2021 – dhjetor 2022
Donator: UNICEF Maqedonia e Veriut
Implementues: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Qëllimi: Uji që është i sigurt dhe përkatës për fëmijët, pajisja hidrosanitare dhe higjiena (WASH) në shkollë e përmirësojnë shëndetin, i avancojnë arritjet arsimore, promovojnë barazi gjinore dhe kanë ndikim pozitiv në bashkësitë.
Përshkrim i projektit: Në Maqedoninë e Veriut ende ka shkolla në të cilat mungojnë kapacitete themelore për ujë dhe pajisje hidrosanitare, ndërsa programet arsimore lidhur me higjienën janë shpeshherë joadekuate. Me KOVID-19, higjiena në shkollat u bë më e rëndësishme se kurdoherë. Së bashku me partnerët e tyre, UNICEF-i ndihmon gjatë zgjidhjes së këtyre mangësive duke vendosur theks më të fuqishëm në WASH në shkollat.
Si pjesë e programit të vazhdueshëm për përmirësim lidhur me WASH dhe IPC në shkolla. UNICEF-i zhvilloi aparat onlajn për vetëvlerësim lidhur me WASH në shkollat, duke i integruar WASH ekzistuese në programet për inspektim arsimor të Institutit të Shëndetit Publike dhe masave për Kovid-19 të parashikuara në protokollin kombëtar për rihapjen e shkollave.
Një nga qëllimet kryesore të këtij projekti është që të realizohet program për përmirësimin e higjienës me përdorimin e veglës për vlerësim dhe udhëzim lidhur me WASH dhe IPC, të motivohen shkollat dhe komunat për zhvillimin dhe implementimin e planeve të tyre për përmirësimin e higjienës dhe për përmirësimin e kapaciteteve të tyre për mirëmbajtjen e higjienës së duarve.
Rezultate:
- Nota/praktika të përmirësuara për vetëvlerësim për WASH në shkolla;
- Kapacitetet të përmirësuara të kuadrove shkollore për mirëmbajtjen e higjienës dhe kontrollit dhe parandalimit të infektimeve;
- Мë shumë se 100 shkolla e kanë shfrytëzuar veglën për vetëvlerësim për qëllimet e zhvillimit dhe miratimit të planeve shkollore për përmirësim lidhur me WASH;
- 37 nga shkollat kanë instalime të përmirësuara në stacionet për larjen e duarve në kuadër të kapaciteteve të tyre;
- Kapacitete të përmirësuara të kuadrove shkollore për mirëmbajtjen e higjienës dhe kontrollit dhe parandalimit të infektimeve;
- Мë shumë se 200 pjesëmarrës nga kuadrot shkollore të trajnuar për përdorim përkatës dhe për mirëmbajtjen e stacioneve për larjen e duarve dhe kapacitete të tjera WASH.



