Përforcimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për ndërtimin e kulturës shkollore inkluzive

528

Kohëzgjatja: dhjetor 2019 – dhjetor 2022

Zbatues: Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar (QMAQ), Fondacioni për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” (Maqedonia e Veriut), Forumi për Liri në Arsim – FLA (Kroaci), Rrjeti i Qendrave për Politika Arsimore – NEPC (Kroaci), Akademia e hapur “Hap pas hapi” (Kroaci), Instituti për Hulumtime Edukative (Slloveni), Shkolla kombëtare për Lidership në Arsim (Slloveni), NSO-CNA Akademia për lidership (Hollandë)

Qëllimi: Sigurimi i mbështetjes së shkollave në zhvillimin e kulturës shkollore inkluzive përmes profesionalizimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut duke i përdorur praktikat pozitive të Sllovenisë dhe Holandës. Programi fokusohet në arsimin inkluziv dhe do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të shkollave në krijimin e kulturës shkollore inkluzive, krijimin e politikave shkollore inkluzive dhe praktikave përmes pjesëmarrjes në procesin e sjelljes së vendimeve.

Përshkrimi i projektit:  Në kuadër të projektit është planifikuar hulumtim iniciues për përcaktimin e gjendjes fillestare ndërsa i përfshin mendimet e drejtorëve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale si përfaqësues të nxënësve prej 20 shkollave të mesme (15 shkolla projektuese dhe 5 kontrolluse) në Maqedoninë e Veriut. Pasi të përcaktohet gjendja fillestare, pason programi për trajnim të drejtorëve të shkollave që do të përbëhet prej 5 moduleve dyditore në tema: menaxhimi i shkollave, analiza e kulturës shkollore, bashkëpunimi me partnerët social, arsimi inkluziv dhe cilësor, zbatimi i aktiviteteve në shkollë të dedikuara për përmirësimin e politikave dhe praktikave shkollore. Me qëllim të përcaktimit dhe vlerësimit të efekteve të programit do të realizohet edhe hulumtimi final. Projekti bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante për mbështetjen e procesit të ndërtimit të kulturës shkollore inkluzive. Për kohëzgjatjen e projektit gjithashtu do të organizohen aktivitete për promovim si tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca.

Rezultate të pritura:
• Janë miratuar dhe implementuar 5 module për arsimin inkluziv për drejtorët e 15 shkollave të mesme;
• 15 drejtorë të shkollave të mesme i zhvilluan njohuritë dhe aftësitë e tyre për krijimin e kulturës shkollore inkluzive në shkolla;
• Nxënësit e 15 shkollave projektuese kanë përfitim të drejtpërdrejtë nga kultura shkollore inkluzive e përmirësuar në shkollat e tyre, që çon drejt një bashkësie dhe shoqërie më inkluzive;
• Ngritja e vetëdijes tek palët e involvuara në arsim në nivel kombëtar për relevancën e zhvillimit profesional të drejtorëve të shkollave.

Më shumë informacione për projektin, mund të shikoni në linkun.