PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive

1207

Partner dhe mbështetës: Fakulteti për Arsim nga Cyrihu
Kohëzgjatja: janar 2019 – dhjetor 2022
Qëllimi: Të kontribuohet drejt bashkëjetesës paqësore të grupeve të ndryshme etnike përmes stimulimit të aftësive jetësore në klasë

Bashkëpunimi midis Qendrës  Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) dhe Fakultetit për Arsim nga Cyrihu filloi në vitin 2017 me projektin Fëmijët dhe Familja në Arsim (FFA). FFA është program arsimor i bazuar në aftësitë jetësore i cili u vendos në 7 pilot shkolla në Maqedoninë e Veriut. Programi synonte t’i mbështesë fëmijët e grupeve të ndjeshme, veçanërisht fëmijët romë, të bëhen të vetëdijshëm për kompetencat dhe aftësitë e tyre. Me ligjërimin aktiv të aftësive jetësore dhe kompetencave të nxënësve, projekti punoi në ngritjen e vetëbesimit duke u ndihmuar ta njohin vlerën e shkollës dhe arsimit. Fakulteti për Arsim nga Cyrihu siguroi trajnim për 30-45 mësimdhënës në pilot shkollat. Materialet dhe qasja u pranuan mirë nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Projekti PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive, paraqet vazhdim të projektit Fëmijët dhe Familjet në Arsim (FFA). Me këtë projekt do të vihet material plotësues arsimor për qytetari demokratike dhe arsim për të drejta të njeriut dhe kompetenca mediatike.

Në bashkëpunim me Fakultetin për Arsim nga Cyrihu do të zhvillohet modul për trajnime për studentë – mësimdhënës të ardhshëm dhe modul për trajnime për mësimdhënës me përvojë. Kjo pritet të ketë efekt jo vetëm tek nxënësit në shkolla por edhe për mësimin dhe mënyrën e të mësuarit të mësimdhënësve të cilët do ta zbatojnë programin gjatë orëve.

 

Materialet e projektit FFA do të jenë bazë e trajnimeve. Ato do të plotësohen me materiale të tjera mësimore të zhvilluara nga Fakulteti për Arsimim nga Cyrihu, duke përfshirë tema siç janë aftësitë jetësore, zhvillimi i karrierës dhe kompetencat mediatike. Do të përgatitet doracak për mësimdhënësit që të sigurohet mbështetja e nevojshme në mësimin e përditshëm.