Kohëzgjatja: 3 nëntor 2021 – 31 mars të vitit 2022
Donator: Zyra e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut
Qëllimi: Aktiviteti i propozuar ka për qëllim që të ndërlidhet me Programin për nxënie sociale dhe emocionale (NSE), i zhvilluar dhe zbatuar nga UNICEF-i në të gjitha institucionet aktive publike parashkollore në vend, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e saj edhe pas përfundimit të projektit me shfrytëzimin e qasjes së dyfishtë: 1) ndërtim të rrjetit të vendosur të mësimdhënësve për mbështetje të kolegëve me qëllim që të krijohen bashkësi të vetëqëndrueshme profesionale për nxënie të ndërlidhura me sistemin më të gjerë për zhvillim në karrierë të mësimdhënësve; 2) Përmirësim të praktikës interaktive dhe nxënies sociale dhe emocionale në klasat dhe në shtëpi, me paraqitjen e praktikave dhe resurseve më të mira për praktikantët dhe mësimdhënësit, përmes mbajtjes së ngjarjeve në bashkësinë dhe konferencë rajonale.
Rezultate të pritura:
• Formimi i bashkësive profesionale për nxënie, me 180 liderë të BPN-ve;
• Modul i zhvilluar prej 8 pjesëve për Bashkësi profesionale për nxënie;
• Praktikë e përforcuar interaktive dhe Nxënie sociale dhe emocionale në klasat dhe në shtëpi, me 12 ngjarje për shpërndarje dhe lojë të organizuara në 12 institucione parashkollore në Maqedoninë e Veriut dhe 250 nxënës (mësimdhënës dhe prindër) të përfshirë në ngjarjet për shpërndarje dhe lojë, si dhe një uebinar për NSE;
• Organizohet një konferencë e madhe rajonale për NSE.