Kohëzgjatja: 15 janar, 2020 – 14 janar, 2023
Implementues: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), INOVA+ (Portugali), Forumi për Liri në Arsim – FFE (Kroaci), NEPC (Kroaci), SIRIUS (Belgjikë)
Qëllimi: Ndërtimi i rezistencës tek të rinjtë, që lidhet me të gjithë faktorët të cilët kontribuojnë drejt zhvillimit të personalitetit të ri, pavarësisht pozitës së tij/saj fillestar/e dhe problemeve të mundshme, në një person të shëndetshëm, me vetëbesim, të kënaqur dhe tolerant i cili ndërton lidhje cilësore, i zhvillon aftësitë e veta dhe është i kyçur në mënyrë aktive dhe pozitive në bashkësi.
Përshkrimi i projektit: Projekti përbëhet prej tre segmenteve. Segmenti i parë i projektit i heton perspektivat e të rinjve dhe se si e shohin ata bashkësinë e tyre shkollore, pozitën e tyre në të dhe në çfarë mënyre janë dëgjuar dhe parë dhe në cilat mënyra nuk janë dëgjuar dhe parë. Gjetja e zërit të tyre është pikë fillestare në zhvillimin e segmentit të dytë lidhur me materialet dhe programet për trajnime në kuadër të FILLO ME NDRYSHIMIN, të dedikuara për mësimdhënësit dhe prindërit me qëllim që të aftësohen së bashku me të rinjtë të krijojnë ndryshime pozitive në shkolla dhe vendet për të mësuar. Në segmentin e tretë, projekti FILLO ME NDRYSHIMIN i motivon të rinjtë me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre të krijojnë dhe kryesojnë nisma vullnetare të cilat do të kontribuojnë drejt zgjidhjes së problemeve të cilat janë identifikuar paraprakisht nga të rinjtë.
Për plotësimin e qëllimeve të lartpërmendura, projekti drejtohet nga:
- Zhvillimi i praktikave të mira përmes zbatimit të qasjes e cila e përfshin të gjithë shkollën, duke e pasur në mendje se është mjaft e rëndësishme të punohet me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit dhe të vihet projekti në kontekst të bashkësisë më të gjerë lokale. Theks i veçantë i është vënë zhvillimit të kompetencave qytetare të cilat i mundësojnë personit të marrë pjesë në jetën qytetare, të bazuar në njohuri dhe koncepte sociale dhe politike.
- Zhvillimi i politikave inkluzive sociale arsimore përmes promovimit të proceseve participuese të vendimmarrjes dhe bashkëpunimit në nivel të ulët me shkollat, organizatat lokale dhe kombëtare, kreatorët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të politikave dhe palëve të interesuara internacionale. Kjo qasje bazohet në procesin e bashkëpunimit ku praktikë është krijimi i politikave që të zhvillohen zgjidhje për standardizimin e vlerës së zërit të nxënësve dhe politikave edhe në nivel shkollor.
Rezultate të pritura:
• Vendoset bashkëpunim midis 15 shkollave dhe organizatave qytetare lokale për implementimin e projekteve interkulturore dhe projekteve për ndërtimin e paqes me të cilat do të përfshihen mbi 1000 të rinj;
• Fëmijë dhe të rinj të motivuar të jenë aktivë, të guximshëm dhe kritik në shprehjen e mendimit të tyre dhe për të luftuar për atë që besojnë;
• Mësimdhënësit dhe mentorët u ndihmojnë të rinjve të fillojnë projekte të cilat janë për respektimin e ndërsjellë:
• Të rinjtë janë të përfshirë në projekte për vetëdije sociale dhe ndërtimin e paqes.