Kohëzgjatja: shtator 2015 – dhjetor 2023
Realizuesi: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Partnerë: Ambasada e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut
Grupi i plotë: Nxënës të shkollave të mesme në moshë prej 14-17 vjeçar
Qëllimi: Me programin dyvjeçar duhet të sigurohet bazë për zhvillimin e shkathtësive dhe kompetencave për gjuhën angleze nëpërmjet orëve jashtëmësimore dhe sesioneve intensive, si dhe të mësuarit për kulturën dhe vlerat demokratike të SHBA-ve përmes aktiviteteve përmirësuese..
Qëllimi i programit: Programi për mikro-bursimin e rritjes së qasjes deri te gjuha angleze – Access i përgatit nxënësit për zhvillim të shkathtësive të gjuhës angleze me folësit të cilët gjuhën angleze e kanë ose jo gjuhë amë, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për mësim me përvojë. Qëllimi i Access është që nxënësit t’i kuptojnë kulturën dhe vlerat demokratike të ShBA-ve nëpërmjet aktiviteteve përkatëse për përmirësim. Përveç kësaj, nxënësve të përzgjedhur, Access do t’u siguroj njohuri avancuese të gjuhës angleze, që mund të sjell deri te vendet më të mira të punës, mundësitë për punësim dhe përvetësimin e mundësive për pjesëmarrje në dhe gara për këmbime të ardhshme dhe mësim në ShBA.
Rezultatet e pritura:
• Përmirësimin e shkathtësive dhe kompetencave të gjuhës angleze;
• Hapja e dritares drejt një bote më të gjerë të ideve dhe mundësive;
• Rritja e mundësive akademike për arsim më të lartë;
• Duke iu dhënë mundësi nxënësve që më mirë të kontribuojnë drejt suskesit socioekonomik të familjeve dhe bashkësive të tyre;
• Përmirësimi i mundësive për kualifikim në programet e sponsoruara nga Qeveria e ShBA-ve dhe programet e tjera për këmbim;
• Përmirësimi i mundësive për punësim.