Kohëzgjatja: 2022 – 2026 (faza II)
Realizues: Helvetas Swiss Intercooperation, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), Oda Ekonomike e Maqedonisë
Partnerë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si edhe ministritë tjera përkatëse, institucionet shtetërore dhe shkollat për arsim të mesëm dhe trajnim, komunat, kompanitë e sektorit privat, ofruesit e shërbimeve për zhvillimin e aftësive profesionale dhe organizatat e shoqërisë civile
Grupi qëllimor: Të punësuarit në punë të papërshtatshme dhe të rinjtë e papunësuar të moshës 15-29 vjeç, duke përfshirë nxënësit e arsimit profesional dhe trajnimit, si edhe gratë, romët dhe personat me nevoja të posaçme.
Qëllimi i përgjithshëm: Të rinjtë dhe të rejat, të fitojnë punësim të denjë për shkak të aftësive të orientuara drejt tregut.
Objektivat: Projekti trajton mospërputhjen e aftësive të ofruara nga arsimi me ato të kërkuara nga ekonomia. Ky hendek rezulton me papunësi të lartë të të rinjve dhe pengon konkurrencën e ekonomisë. Duke u mbështetur në rezultatet e arritura dhe mësimet e nxjerra në fazën e parë, faza 2 do të përqendrojë fokusin e saj në zbatimin e Arsimit Profesional dhe Trajnimit (APT) dual. Projekti do të vazhdojë punën e tij në nivelin nacional të krijuar gjatë fazës 1, por gjithashtu do të ketë ndërhyrje në nivelin lokal, përmes mbështetjes së zbatimit të reformave të APT-së.
Niveli nacional: Projekti do të mbështesë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrën e APT-së, në bashkëpunim me odat ekonomike, për të zhvilluar legjislacionin e nevojshëm dytësor në lidhje me APT-në duale, siç janë aktet nënligjore dhe udhëzimet për zbatimin e APT-së duale. Në nivelin e sektorit privat, projekti do të forcojë kapacitetet e organizatave që mbështesin bizneset për të shërbyer si një lidhje midis kompanive të tyre anëtare të tyre dhe shkollave të APT-së. Përderisa ndërhyrjet do të zbatohen në nivel nacional, pasi shumica e organizatave që mbështesin bizneset janë të pranishme në të gjithë vendin, ndikimi do të ketë efekte pozitive edhe në nivel lokal. Niveli lokal: Angazhimi më i fortë në nivelin lokal do të jetë një shtesë e rëndësishme në Fazën 2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila udhëhoqi një dialog intensiv me kompanitë e interesuara për t’u angazhuar në APT-në duale, do të bëjë përpjekje për ta transferuar këtë dialog në mënyrë progresive në nivel lokal.
Rezultatet e pritura:
• Rezultati 1: Përmirësimi i sistemit të arsimit profesional dhe trajnimit në mënyrë efektive dhe efikase rrit kapacitetet e të rinjve për tregun e punës.
• Rezultati 2: Kompanitë dhe organizatat që mbështesin bizneset bashkë-krijojnë dhe sigurojnë lidhjen ndërmjet tregut dhe arsimit profesional dhe trajnimit.
Për më shumë informata vizitoni faqen e internetit www.e4e.mk