Programi: Erazmus+, Aksioni kyç 2, Partneritete strategjike në sferën e arsimit dhe trajnimit profesional
Kohëzgjatja: tetor 2020 – shtator 2022
Partnerë: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (Maqedonia e Veriut), Fondacioni për Arsim Modern (Bullgari), Oda e degëve për industrinë e drurit dhe përpunimin e mobilieve e Bullgarisë (Bullgari), M&M Profuture Training, S.L. (Spanjë) dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim Panevezhis (Lituani).
Qëllimi i projektit: Të përforcohet sigurimi i mësimit të bazuar në punë duke e pasur parasysh atë se organizatat partnere në kuadër të këtij projekti e shqyrtojnë faktin se programet cilësore për punë praktike janë parakusht thelbësor që Arsimin dhe Trajnimin Iniciues Profesional (ATIP) të jetë në rrjedhë me zhvillimin e shpejtë teknologjik, ekonomik dhe shoqëror.
Qëllimi i organizatave partnere është të përgatiten rezultate inovative intelektuale me qëllim që të përforcohen aftësitë dhe kompetencat e target grupeve me vegla të cilat janë të lehta për përdorim për qëllimet e planifikimit, ideimit dhe realizimit të planeve dhe trajnimeve shkollore, ndjekjen e progresit të praktikantëve dhe sigurimin e informacioneve të kthyeshme konstruktive.
Qëllimi kryesor i projektit: Të sigurohet mbështetje për mentorët e kompanive gjatë planifikimit, ideimit, realizimit dhe vlerësimit të programeve për ATIP.
Target grupet: 1. Trajnuesit e mentorëve të kompanive 2. Mentorët e kompanive.
Rezultate intelektuale: Të ruhet përfshirja aktive e biznesit në mësimin e bazuar në punë si edhe të garantohet cilësi e lartë dhe relevancë e mentorimit prej kompanive; projekti Aftësi të qëndrueshme të praktikantëve në ATIP, do të përpunojë Program avancues për trajnimin e trajnuesve për mentorët e kompanive (Punë intelektuale 1). Gjithashtu, duke e pasur parasysh kontekstin dhe qëllimet, projekti gjithashtu ka për qëllim zhvillimin, testimin dhe zbatimin e paketës së veglave për mentorë nga kompanitë (Punë intelektuale 2) që t’u sigurohet ndihmë gjatë planifikimit, zbatimit dhe vlerësimit të mësimit të bazuar në punë që zhvillohet gjatë trajnimit praktik të kompanive.
Aktivitete kryesore: Aktivitetet e projektit janë të strukturuara në pesë faza të ideuara në mënyrë logjike për menaxhimin e projektit. Ato përfshijnë aktivitete për drejtimin e projektit si edhe aktivitetet e dedikuara për realizimin e dy rezultateve të parapara intelektuale. Aktivitetet janë siç vijon: 1) Menaxhimi i koordinimit të projektit – procesi vijues 2) Përgatitja e Punës intelektuale 1 Programi zhvillues për trajnimin e mentorëve të dedikuar për trajnuesit e mentorëve prej kompanive; 3) Përgatitja e Punës intelektuale 2- Paketë gjithëpërfshirëse e veglave për mentorët e kompanive; 4) Menaxhimi me cilësinë dhe 5) Diseminimi dhe zbatimi.