Politika e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë Ju informon në lidhje me të dhënat personale të cilat Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) (në tekstin e mëtejmë “kontrolluesi”) i përpunon ato për Ju, kur përdorni ueb faqen tonë ose në ndonjë mënyrë tjetër i dorëzoni tek ne. Gjatë mbledhjes së këtyre informacioneve, ne veprojmë si kontrollues në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me të jemi të detyruar t’ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimin e të dhënave tuaja personale e konsiderojmë si një aktivitet shumë serioz dhe i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Njëkohësisht, gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale, ne gjithmonë udhëhiqemi nga parimet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, gjegjësisht përpunojmë vetëm të dhënat e nevojshme për të përmbushur detyrimet dhe autorizimet ligjore.

Kjo politikë zbatohet për të gjitha kategoritë e subjekteve të të dhënave personale, të dhënat e të cilëve i përpunojmë në përputhje me ligjin.

Kush jemi ne?

Kontrolluesi:

Emri: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)

Adresa: rr. “Vasil Gjorgov” nr. 16 (QT Zebra, kati 2) 1000, Shkup

email kontakti: info@mcgo.org.mk

Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale është: Vladimir Petreski, kontakt: info@mcgo.org.mk

Kategoritë e subjekteve të të dhënave personale

Ne, si kontrollues për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe autorizimeve, për funksionimin normal të organizatës dhe përmbushjen e qëllimeve të projektit, si dhe në përputhje me natyrën e punës së organizatës, përpunojmë të dhënat personale të kategorive e subjekteve të të dhënave personale, si më poshtë:

  • Vizitorët e ueb faqes – të dhënat për navigimit, përkatësisht biskota (cookies) të nevojshme për funksionimin normal të ueb faqes. Shihni më shumë në politikën për biskota (cookies).
  • Punonjësit – në përputhje me ligjin për evidenca në fushën e punës dhe për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.
  • Kandidatët për punësim – për përmbushjen e obligimeve kontraktuale, gjegjësisht me qëllim punësimin e personit fizik, dhe në pajtim me vullnetin e kandidatëve në organizatë, përpunohen të dhënat nga kandidatët për punësim.
  • Pjesëmarrësit në trajnim – bazuar në pëlqimin tuaj për të marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga projekti, në kuadër të aktiviteteve tona i përpunojmë të dhënat personale të pjesëmarrësve në trajnim.

Si i mbledhim të dhënat Tuaja personale?

Të dhënat Tuaja personale që i përpunojmë ose mbledhim për ju si vizitorë në ueb faqen tonë, gjatë vizitës suaj në ueb faqen tonë janë vetëm të dhëna navigimi përkatësisht biskota të nevojshme për funksionimin normal të ueb faqes sonë (më shumë informacion në politikën për biskota/cookies).

Ueb faqja përdoret gjithashtu për të informuar publikun për njoftime, aktivitete, të dhënat që jemi të detyruar t’i publikojmë për organizatën, si dhe informacionet për kontakt (adresa e organizatës, numri i telefonit, posta elektronike dhe informacione për koordinatorin për mbrojtjen e të dhënave personale).

Vizitorë të ueb faqes sonë

Kur vizitoni ueb faqen tonë, për çdo vizitor krijohen regjistra me të dhënat e mëposhtme:

  • Adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP).
  • Pajisjen të cilën e përdorni, lloji dhe modeli.
  • Sistemi juaj operativ.
  • Lloji i shfletuesit, plugins (shtojca) dhe versioni.
  • Faqet që vizitoni në ueb faqen tonë dhe koha që kaloni në secilën faqe.
  • URL-ja e faqes që ju ridrejtoi në ueb faqen tonë dhe në disa raste, termet që keni përdorur gjatë përpjekjes të gjeni ueb faqen tonë.
  • Gjuha e shfletuesit që përdorni.
  • Shteti (i specifikuar përmes adresës IP).

Më shumë informacion në politikën për biskota/cookies.

Politika e biskotave (Cookie Policy)

Në ueb faqen tonë www.mcgo.org.mk përpiqemi të respektojmë privatësinë Tuaj dhe mbrojtjen e të gjitha të dhënave Tuaja personale që mbledhim nga vizitorët që përdorin ueb faqen tonë, ndërsa gjatë mbledhjes së të dhënave Organizata vepron si kontrollues i të dhënave personale në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ueb faqja jonë përdor vetëm cookie-t e nevojshme, të cilat na lejojnë të sigurojmë funksionimin normal të ueb faqes.

Kjo politikë e biskotave (“Cookie Policy”) përshkruan llojet e biskotave që përdorim në ueb faqen dhe qëllimet për përpunimin e tyre.

Lexoni me kujdes këtë politikë të biskotave (cookie-ve) për të gjitha detajet në lidhje me përdorimin e biskotave (cookies) dhe informacionet që mbledhim për ju dhe ne.

Cilat biskota i përdorim dhe pse?

Në përgjithësi, ueb faqja përdor biskota për t’ju dalluar nga përdoruesit e tjerë të ueb faqes. Kjo mbi të gjitha na ndihmon t’ju ofrojmë një përvojë të mirë kur kërkoni ueb faqen dhe sigurisht na mundëson ta përmirësojmë faqen. Biskotat (cookies) gjithashtu përdoren për të lehtësuar funksionimin e ueb faqes ose për të memorizuar aktivitetet dhe preferencat tuaja, për të siguruar përmbajtje të personalizuar/përshtatur në ueb faqen dhe për të shfaqur historinë e saj të navigimit. Ueb faqja jonë përdor vetëm cookie-t e nevojshme, të cilat na lejojnë të sigurojmë funksionimin normal të ueb faqes.

Biskotat të nevojshme ju mundësojnë të lundroni nëpër ueb faqe dhe të përdorni karakteristikat bazë të faqes. Pa këto biskota, nuk mund të ofrojmë shërbimet e kërkuara.

Na kontaktoni

Për çdo pyetje lirisht na kontaktoni në: info@mcgo.org.mk.