Misioni
Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) është themeluar në vitin 2004 me misionin që të përgatisë programe arsimore dhe t’u sigurojë shërbime institucioneve arsimore dhe institucioneve tjera publike, bashkësive lokale, sektorit joqeveritar, sektorit afarist dhe qytetarëve me qëllim që të kontribuojë drejt zhvillimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile. Vizioni i QMEQ-së është sigurim i mbështetjes në realizimin e ndryshimeve demokratike në shoqërinë përmes zhvillimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile në të cilën qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes.
Qëllimet strategjike
Qëllime strategjike të QMAQ:
– Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike në shoqëri;
– Plotësimi i nevojave të bashkësisë;
– Avancimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave të ndryshme shoqërore;
– Bashkëpunimi dhe krijimi i rrjeteve për bashkëpunim me organizatat në vend dhe jashtë vendit;
– Mbështetja e modernizimit të arsimit formal;
– Zhvillimi i partneriteteve me biznes-sektorin që të inicohet përgjegjësia korporative shoqërore;
– Përgatitja dhe realizimi i programeve për Arsim qytetar;
– Rritja e ndërgjegjes dhe realizimi i programeve për mësim të përjetshëm.
Vlera dhe parime
Puna e jonë udhëhiqet sipas vlerave dhe parimeve vijuese:
– punë profesionale dhe përgjegjëse në sektorin joqeveritar;
– sigurimi i profesionalizmitnë pajtim me kërkesat e klientëve;
– gjetja e zgjidhjeve ideore dhe metodologjivegjatë realizimit të të gjitha programeve;
– trajtim i barabartëi të gjithë klientëve dhe partnerëve;
– kreativitetnë qasjet e reja;
– sigurimi i qëndrueshmërisëgjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve;
– përfshirja aktivee të gjithë shfrytëzuesve në procesin e krijimit dhe përpunimit të programeve;
– transparencë dhe llogaridhënienë bashkëpunim me donatorët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve;
– promovimi i vlerave për qytetare demokratike në të gjitha sferat e punës.