Zbatim kreativ dhe bashkëveprues i mësimit në distancë: Uebinarë për mësimdhënës

591
Më 25 dhe 26 janar të vitit 2021, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional nga shkollat fillore dhe të mesme në shtet kishin mundësinë t’i ndjekin uebinarët “Metodika dhe pedagogjia e mësimit cilësor në distancë” në gjuhën maqedonase dhe shqipe, përmes platformës EDUINO. Gjatë uebinarëve janë prezantuar përmbajtje nga Udhëzuesi për metodikë të mësimit në distancë, që ka për qëllim të ofrojë përshkrim të veglave të ndryshme, qasjeve, metodave dhe formave q[ mund të përdoren gjatë mësimit në distancë. Në uebinarët morën pjesë drejtpërdrejt 770 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në platformën Zum Uebinar, derisa më shumë se 4000 të interesuar e kanë ndjekur në YouTube.  

Oliver Stanojoski, këshilltar në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, e prezantoi Udhëzuesin dhe e theksoi rëndësinë e dokumenteve të këtilla veçanërisht në kohën kur mësimi zhvillohet në klasa virtuale. Ligjëruesit Ardijana Isahi Palloshi nga Qendra për arsim të mesëm profesional, Maja Videnoviq, mësimdhënëse e informatikës në SHFK “Kërste Misirkov” – Shkup dhe Satki Ismaili, mësimdhënës i matematikës në SHF “Qirili dhe Metodi” – Tetovë, e ndanë përvojën e tyre dhe prezantuan qasje dhe metoda inovative.

Ardijana Isahi Palloshi e sqaroi në mënyrë më të hollësishme procesin e planifikimit dhe përgatitjes së mësimit në distancë dhe porositi, “Është shumë e rëndësishme që mësimi të përshtatet me kushtet reale”. 

Ajo u përqendrua në gjithë atë që nevojitet për mirëmbajtjen e orës efektive në distancë dhe i njoftoi të pranishmit me strukturën e orës efektive në distancë, si dhe me mënyrën e përgatitjes së materialeve dhe resurseve.

Satkiu i prezantoi në mënyrë të hollësishme mundësitë e disa veglave digjitale në funksion të mësimit interaktiv në distancë.

Maja Videnoviq u ndërlidh, duke treguar se si të përzgjidhen resurse dhe aktivitete përkatëse për realizimin e mësimit. “Kjo mënyrë e mësimit kërkon përgatitje më të madhe nga mësimdhënësi.   Duhet të planifikohen me kujdes të gjitha aktivitetet që realizohen, por edhe mënyra në të cilën ato do të implementohen”, tha ajo.

Ajo i njoftoi mësimdhënësit me llojet e ndryshme të aktiviteteve sinkrone dhe asinkrone. I përshkroi në mënyrë më të hollësishme edhe mundësitë e Platformës Kombëtare për Mësim në Distancë. Përmes shembujve praktik, prezantoi vegla digjitale për rritjen e bashkëveprimit në mësim dhe për afrimin e përmbajtjeve mësimore me nxënësit.

Ky është i pari nga një varg uebinarësh që janë të dedikuar për frymëzimin dhe nxitjen e mësimdhënësve për të përdorur vegla dhe metodave krijuese në klasën virtuale, në përputhje me shkathtësitë e tyre dhe shkathtësitë e nxënësve, si dhe t’i mbështesin nxënësit në organizimin e iniciativave të nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.