Bashkëpunim për arsimin inkluziv

1368

Si pjesë e Projektit të UNICEF-it për arsimin cilësor inkluziv në shkollat fillore, 42 përfaqësues të 11 shkollave të reja janë trajnuar në qershor të vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të aftësive të tyre të trajnuesve shkollor në kuadër të Modulit 2: Bashkëpunimi për arsimin inkluziv.

Moduli 2 fokusohet në marrëdhëniet dhe se si ato të krijohen me qëllim të zhvillimit të arsimit inkluziv në shkolla dhe bashkësi. Moduli e thekson nevojën e përforcimit të kapaciteteve apo zhvillimin e kompetencave dhe ofron mundësi për shfrytëzimin e aftësive dhe njohurive të pjesëmarrësve në këtë sferë.

Përmes shfrytëzimit të veglave të cilat pjesëmarrësit mund t’i shfrytëzojnë përsëri edhe me të tjera, ndihmohet inicimi i proceseve të domosdoshme në shkolla dhe në bashkësi.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit të UNICEF-it për arsim inkluziv cilësor në shkollat fillore, i financuar nga Fondi për Fëmijë në Kuadër të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).