Vizitë në Cyrih në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive

133
Në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive, në periudhën 26-30 shtator, të vitit 2022, u mbajt konferenca përfundimtare në Cyrih, Zvicër për përfaqësues nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në organizim të Universitetit për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu. Në mesin e të pranishmëve nga shteti ynë ishin përfaqësuesit e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit dhe Institutit për Pedagogji të Fakultetit Filozofik në Shkup.

Gjatë konferencë u prezantuan rezultatet nga Hulumtimi për zhvillimin e shkathtësive jetësore si dhe praktikat e mira nga zbatimi i  projektit. Me fjalë tjera, gjetjet tregojnë përmirësim të konsiderueshëm të shkathtësive jetësore te nxënësit si rezultat i përfshirjes së tyre në Projektin. Mund të vërehet se nxënësit janë përmirësuar në raport me ndërveprimin, zgjidhjen e problemeve, ndërmarrjen e iniciativave dhe zgjidhjen e konflikteve. Nga ana tjetër, edhe mësimdhënësit i kanë avancuar shkathtësitë e tyre jetësore dhe i kanë vlerësuar materialet (respektivisht doracakët) për programet FACE dhe “Zhvillim personal i nxënësve” si shumë të dobishme. Numri më i madh i mësimdhënësve kanë deklaruar se të njëjtat do t’ua rekomandonin kolegëve të tyre.

Gjatë vizitës në Cyrih, u shkëmbyen përvoja në nivel profesional dhe të pranishmit patën rastin të bëjnë shqyrtim në kulturën zvicerane të mësimdhënies dhe nxënies dhe t’i transmetojnë informacionet e përvetësuara në kontekstin lokal. Ata vizituan shkolla dhe kopshte për fëmijë dhe diskutuan për bashkëpunime të ardhshme të përbashkëta.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Universitetit për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu filloi në vitin 2017 me projekti FACE (Fëmijët dhe familja në arsim). FACE ishte program edukativ për shkathtësi jetësor për fëmijë të moshës nga 4 deri 12 vjet dhe kishte rëndësi të veçantë në mbështetjen e fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale, veçanërisht të fëmijëve romë, me qëllim që ata të bëhen të vetëdijshëm për kompetencat dhe shkathtësitë e tyre.

Projekti PEACOCK (Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive) bazohet në përvojat e përvetësuara me FACE dhe kishin për qëllim të kontribuojë për bashkëjetesë në paqe të grupeve të ndryshme etnike përmes zhvillimit të shkathtësive jetësore në klasë.

Në mënyrë që të arrihet kjo, Universiteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu në bashkëpunim me organizatat joqeveritare Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Qendrën Arsimore Kosovare përpiloi materiale për zhvillim personal nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të. Po ashtu, u organizuan trajnime të ndryshme për mësimdhënës dhe për studentë – mësimdhënës të ardhshëm dhe u sigurua mbështetje për zbatimin e programeve FACE dhe Zhvillim personal në shkollat e projektit.