Vizitë në shkollën e rinovuar fillore “Dimçe Angellov Gaberot” nga Demir Kapia

230
Më 17 maj të vitit 2022, u mbajt ngjarje promotive me rastin e rinovimit të shkollës fillore “Dimçe Angellov Gaberot” nga Demir Kapia, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim. Me mbështetje financiare nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUKOM) në godinën qendrore të shkollës është vendosur fasadë e re termale falë të cilës në shkollë është ngrohtë në dimër, ndërsa freskët në verë dhe janë përmirësuar kushtet për mësim dhe punë të më shumë se 360 nxënësve dhe mësimdhënësve.

Në mesin e të pranishmëve ishin Përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xhejms Stajn dhe kreu i Zyrës së bashkëpunimit mbrojtës të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, majori Daniell Majeda, të cilët së bashku me kryetarin e Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, drejtoreshën e shkollës, Mençe Nikollova dhe përfaqësues nga komuna dhe shkolla i vizituan godinat e shkollës, nga afër e panë fasadën e re dhe bënë vizitë në hapësirën.

“Në verën e vitit 2011, 30 inxhinierë nga marina e SHBA-së dhe ushtarë maqedonas e rinovuan godinën e konviktit të nxënësve dhe bënë klasa. Sot, 11 vite më pas jemi këtu për të kremtuar vendosjen e fasadës së re termale në shkollë, duke e treguar partneritetin e shkëlqyeshëm dhe afatgjatë me Komunën e Demir Kapisë”, tha kreu i Zyrës për bashkëpunim mbrojtës të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, majori Daniell Majeda.

Përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xhejms Stajn shtoi, “Klasat tani do të jenë më të ngrohta në dimër, ndërsa më të freskëta në verë për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe e gjithë godina e shkollës është efikase në aspektin energjetik. Jemi krenarë për partneritetin me shkollën, komunën, komunën dhe Zyrën e mbrojtjes në drejtim të avancimit të integrimit ndëretnik dhe arsimimit qytetar, nxitjes së aktivizmit rinor dhe përmirësimin e kushteve në mjedisin shkollor”.

Ata iu bashkëngjitën nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike nga shkollat qendrore dhe rajonale, të cilat u tubuan së bashku në oborrin shkollor, mbillnin pemë dhe morën pjesë në aktivitete sportive të shkollës. Në këtë mënyrë të rinjtë e ngritën vetëdijen për nevojën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aktivitetit të rritur fizik. U njoftuan edhe me nxënës të përfshirë në aktivitete kreative nga Arsimi qytetare të orientuar drejt ndihmës për grupet e margjinalizuara në bashkësinë dhe personat e moshuar.

„Dua të falënderohem përzemërsisht për mbështetjen në realizimin e këtij projekti kapital nga i cili shkolla jonë ka përfitime të mëdha. Ky projekt paraqiste bashkimin e më shumë palëve dhe punë ekipore të vetëqeverisjes lokale, të punësuarve në shkollë, bashkësisë dhe vetë nxënësve”, tha kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov.

Në rinovimin e fasadës në godinën qendrore shkollore, shkolla dhe komuna morën pjesë me rreth 40% në shpenzimet për rinovim.

Përmes Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim në bashkëpunim me Komandën evropiane të SHBA-së (EUKOM) nga viti 2017 e deri tani janë rinovuar 51 shkolla, ndërsa edhe nëntë do të rinovohen deri në fund të projektit në shtator të këtij viti.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.