Vizitë e SHF së rinovuar “Avram Pisevski” në f. Bardovcë, Karposh

797
Që të njoftohen me aktivitetet për rinovimin e tualeteve në SHF “Avram Pisevski” në fshatin Bardovcë, Komuna e Karposhit, më 31 janar, 2020, kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, major Patrik Enrikez, përfaqësues i Zyrës së SHBA-së për Bashkëpunimin në Mbrojtje dhe Igor Kralev, përfaqësues i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUKOM) së bashku e vizituan shkollën. Rinovimi i tualeteve u realizua në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, me mbështetjen financiare të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUKOM).

Gjatë vizitës, të pranishmit prej afër i panë tualetet e rinovuara dhe u njoftuan me nxënësit gjatë orës së tyre për Arsim qytetar.

Majori Patrik Enrikez, përfaqësues i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve, theksoi se shumë sfera në kuadër të shtetit kanë mungesë të resurseve dhe vëmendjes, duke e bërë të rëndë për nxënësit të mësojnë si dhe për mësimdhënësit të ligjërojnë në kushte të tilla. Për atë,gëzim është të dëshmohen përmirësimet e bëra në shkollën fillore “Avram Pisevski” si dhe theksoi relevancën e partneritetit mes komunës dhe shkollës për sigurimin e kushteve adekuate për mësim dhe punë.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, e shprehu angazhimin e komunës për përmirësimin e kushteve për qëndrimin dhe mësimin e nxënësve në shkollë, si edhe për përmirësimin e cilësisë së mësimit. Ai potencoi se në rikonstruim Komuna e Karposhit mori pjesë me instalimin e rrjetit të jashtëm të kanalizimit në oborrin e shkollës, adaptimin e tualeteve dhe rregullimin e dhomës me sensor për fëmijët me pengesa në zhvillim.

Me rinovimin, për rreth 270 nxënës dhe mësimdhënës u siguruan kushte më të mira për mësim dhe punë. Për të pasur përfitime afatgjata nga rinovimi, personeli teknik në shkollë u trajnua për mirëmbajtjen e objektit shkollor dhe ballafaqimin me kriza si tërmeti, zjarri apo përmbytjet, ndërsa njëherësh iu nda edhe pajisje për mirëmbajtjen e objektit dhe higjienës në shkollë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.