Udhëzues për mësimdhënës për zhvillim personal të nxënësve nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të

288
Udhëzuesit për zhvillim personal të nxënësve nga klasa e pestë deri në të nëntën që janë dedikuar për mësimdhënësit për mësimdhënien e nxënësve të shkathtësive transversale dhe jetësore janë publikuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive.

Pesë doracakët e përpiluar në Departamentin për projekte ndërkombëtare në arsim (IPE) të Universitetit për arsimimin e mësimdhënësve në Cyrih, që e koordinoi përgatitjen dhe rregullimin e të gjitha materialeve. Përmbajtjet janë kontrolluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe ato tani janë të arritshme për shfrytëzim në vendin tonë si resurs për mësimdhënësit në mësimdhënien e shkathtësive jetësore te nxënësit.

Udhëzuesit ofrojnë model të mbajtjes së mësimit për shkathtësi që janë të nevojshme për zhvillim të shëndoshë psiko-fizik të nxënësve, si dhe për ndërtimin e identitetit të tyre personal. Këto shkathtësi jetësore mësohen përmes tërësive tematike për vetëperceptim dhe perceptimin e të tjerëve, sigurim të mënyrës cilësore dhe të shëndetshme të jetës, orientim dhe zhvillim profesional në mënyrë sipërmarrëse të të menduarit si dhe siguri personale.

Udhëzuesit janë të arritshëm në linqet si vijon në ueb faqen e IPE:

Ky aktivitet është pjesë e Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive, i mbështetur nga Universiteti për Arsimin e Arsimtarëve nga Cyrihu.