Nga fundi i qershorit, 2019, u mbajt ndarja solemne e certifikatave të nxënësve nga SHM “Koço Racin” në Veles të cilët me sukses e kanë përfunduar programin dyvjeçar Access. Në ngjarje mori pjesë edhe Erik Eliot, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së, i cili me fjalimin hyrës të tij e shënoi fillimin e ngjarjes dhe i përshëndeti sukseset e përbashkëta të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Gjatë ngjarjes, nxënësit e shkollave të mesme i prezentuan produktet të cilat i kanë përpunuar gjatë dy viteve të kaluara para një numri të madh të prindërve, përfaqësuesve të Komunës së Velesit dhe Ambasadës së SHBA-së si edhe nxënës të gjeneratës paraprake Access.
“Access ishte kohë e kaluar në mënyrë produktive. Mendoja se në kaq shumë argëtim dhe shoqërim nuk ka hapësirë për të mësuar, por jam mashtruar. Access e bëri pikërisht këtë. Prandaj jam falënderues. Nëpër gjithë këtë shoqërim përveç që kam mësuar, e theva edhe akullin prandaj ndjehem i lirë derisa flas në gjuhën angleze. Çdo orë fillojnë të zhvillohen lidhur me aftësitë komunikuese, të menduarit kritik dhe mirëkuptimin dhe respektimin e mendimit të të tjerëve. Këtë e bën Access”, thotë nxënësi Roberto Andov për pjesëmarrjen e tij në program.
Ndryshe programi për mikrobursim për rritjen e qasjes drejt gjuhës angleze (Access) ka për qëllim t’i zhvillojë aftësitë për gjuhë angleze tek nxënësit, përmes aktiviteteve të ndryshme për mësimin. Përveç kësaj, nxënësve u mundësohet në mënyrë të përditshme t’i pasurojnë njohuritë e tyre për mënyrën amerikane të të jetuarit, sistemin arsimor, shënimin e festave kombëtare, jetën politike dhe kulturore, si edhe traditat dhe vlerat e SHBA-së.
„Access për ne nxënësit do të thotë shoqërim, shumë të qeshura, mësim dhe angazhim. Ky program na ndihmoi të gjithëve të mësojmë shumë gjëra të reja, të fitojmë aftësi të reja, të jemi të hapur ndaj mundësive të reja dhe miqve. Access do të thotë mësim i gjuhës angleze në mënyrë më ndryshe, mënyrë e cila më parë nuk ka qenë në dispozicion për ne. Konkretisht mësojmë për kulturën amerikane dhe kjo e bën mësimin akoma më argëtues dhe më interaktiv. Por. Access do të thotë më shumë se kaq. Për këto dy vite ne u rritëm në çdo kuptim të fjalës. Falë Access tani ne kemi vetëbesim më të madh, kemi kujtime të shkëlqyera të cilat janë të vlefshme për të ndarë gjëra të reja dhe mësuam shumë gjëra të reja“, shtojnë Simona dhe Anastasia Andonovski.
Programi për mikroburism për rritjen e qasjes drejt gjuhës angleze – Access mbështetet nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.