Këshilltarët e Byrosë për zhvillim të arsimit dhe praktikantë morën pjesë në trajnimin për trajnuesit, i cili është realizuar më 21 nëntor të vitit 2019, në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive. Këtë trajnim e kanë realizuar trajnues nga Universiteti për Arsimin e Arsimtarëve nga Cyrihu, që të mundësohet njohja e pjesëmarrësve me programin dhe qëllimet e projektit.
Pjesëmarrësve në trajnimin
Përmes metodave të ndryshme, fokusi është vendosur në mjeshtëritë jetësore dhe mjeshtëritë për zhvillim personal, metodat, programin arsimor, qasjet didaktike, materialet dhe mentorimi. Është diskutuar edhe si të realizohet monitorimi dhe evoluimi.
Pjesëmarrësit në mënyrë aktive morën pjesë në të gjitha aktivitetet në kuadër të trajnimit dhe ndanë përvoja dhe opinione për mbështetje të arsimtarëve në zbatimin e programit. Ata fituan mjeshtëri, dituri dhe materiale për trajnim të mëtutjeshëm dhe mentorim të arsimtarëve në shkollat e projektit.
Aktivitetet në kuadër të trajnimit
„Ishte përvojë e shkëlqyer që të dëgjohet ekspertiza e kolegëve nga universiteti në Zvicër. Konsideroj se gjithë përmbajtja, koncepti i trajnimit si dhe materialet, të cilat kishim mundësi t’i shohim, analizojmë dhe diskutojmë paraqesin bazë të mirë për gjithë atë që planifikohet të bëhet në territorin e vendit tonë. Materialet kanë sensibilizim të lartë pedagogjik dhe anën pozitive e shikoj në atë që megjithatë i jepet prioritet lirisë pedagogjike, së cilës edukatorët, arsimtarët dhe të gjithë ata që punojnë me fëmijë dhe me prindër kanë mundësi ta zbatojnë si të tillë. Ata prekin tema dhe aktivitete që janë të një rëndësie të veçantë për fëmijët”, thotë Alma Tasevska, profesoreshë universirare dhe pjesëmarrëse në trajnim.
Alma Tasevska, profesoreshë universirare dhe pjesëmarrëse në trajnim
Projekti PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive paraqet vazhdim të projektit Fëmijët dhe familja në arsim (DISO). Me këtë projekt do të vendoset material shtesë për arsim për qytetari demokratike dhe arsimim për të drejtat e njeriut dhe kompetencat mediatike. Qëllimi është që të kontribuohet drejt bashkëjetesës së qetë të grupeve të ndryshme etnike përmes nxitjes së aftësive jetësore në klasat.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive, i financuar nga Universiteti për Arsimin e Arsimtarëve nga Cyrihu.