Trajnim për trajnues nga Projekti Fillo me ndryshimin (Start the Change)

671
Në kuadër të projektit Filloje ndryshimin (Start the Change), u mbajt Trajnim për trajnues me pjesëmarrjen e pjesëmarrësve të tre organizatave projektuese: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), Maqedonia e Veriut, Forumi për Liri në Arsim (FFE), Kroaci dhe INOVA+, Portugali. Trajnimet u mbajtën onlajn dy herë në javë në periudhë nga 16 qershori deri më 2 korrik 2020. Pjesëmarrësit në trajnime ishin përfaqësues të organizatave të projektit dhe ekspertë të jashtëm.

Çdo organizatë u prezentua me tema për trajnim të cilat janë prezentuar prej ekspertëve të saj. QMEQ mori pjesë me tematika për interkulturën, edukimin mediatik dhe mësimin onlajn. Prezentimet ishin inspiruese dhe u ndanë rekomandime dhe këshilla të rëndësishme për punën e mëtejme me mësimdhënësit prej shkollave të projektit.

Projekti Fillo me ndryshimin është drejtuar nga stimulimi dhe promovimi i pjesëmarrjes së nxënësve përmes zhvillimit të politikave inkluzive sociale dhe arsimore si edhe kompetencave qytetare për përfshirjen aktive të të rinjve në bashkësi.