Trajnim i drejtorëve të shkollave të mesme për kulturë inkluzive në shkolla

290
Gjatë periudhës së verës, u mbajt trajnimi në të cilin morën pjesë drejtorët e shkollave të mesme të projektit, në kuadër të projektit “Forcim të kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për ndërtimin e kulturës inkluzive shkollore”. Drejtorët i forcuan kapacitetet e tyre për mbështetjen e strukturës udhëheqëse demokratike të shkollës dhe zhvillimin profesional të kuadrit udhëheqës, që do t’u ndihmojë të ndërtojnë kulturë inkluzive në shkollat e tyre.

Gjatë trajnimit ata u njoftuan me njëri-tjetrin, i identifikuan dhe shprehën pritjet, nevojat dhe dëshirat e tyre. Diskutuan për konceptet rrjedhëse për natyrën e nxënies dhe mjedisin inovativ për nxënie dhe e vlerësonin atmosferën për punë në grup. Gjithashtu kishin mundësinë t’i forcojnë kapacitetet e tyre për zhvillimin e kulturës inkluzive, politikave dhe praktikave inkluzive në shkollat dhe zhvillim të kapaciteteve dhe kompetencave për arsim inkluziv.

Në fund, pjesëmarrësit morën detyrë si pjesë e portofolit të tyre punues, të përgatisin studim të rastit përmes zbatimit të vetëvlerësimit të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve duke shfrytëzuar indeksin e inkluzionit. Të njëjtin do ta ndajnë me pjesëmarrësit tjerë në trajnimin e radhës.

Në punëtorinë diskutuam drejtpërdrejt për çështje që na prekin dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike. Në çdo pjesë të trajnimit, trajnuesit na motivonin të gjithë të jemi të përfshirë në mënyrë aktive“, shprehen pjesëmarrësit në trajnimin.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Forcim i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për ndërtimin e kulturës inkluzive shkollore”. Projekti fokusohet në edukimin inkluziv, me ç’rast i shfrytëzon praktikat më të mira nga Sllovenia dhe Holanda.