Mësimdhënësit dhe prindërit i bashkuan forcat që t’i inspirojnë të rinjtë

1146

Lojëra me litarë, stafeta dhe shumë miqësi dhe argëtim e shënuan ngjarjen e jashtëzakonshme sportive që një ditë tetori me diell e organizoi SHF “Panajot Ginovski” nga Buteli. Atmosfera pozitive dhe euforia në terrenet sportive mund të dëgjoheshin që larg. Të udhëhequr nga ideja se sporti dhe argëtimi janë vegla të shkëlqyera për integrimin e nxënësve të mjediseve të ndryshme etnike, mësimdhënësit dhe prindërit u bashkuan që në oborrin shkollor të inspirojnë dhe të rekreojnë mbi 360 fëmijë.

Nën udhëheqjen e tyre, fëmijët shumë shpejtë i mësuan rregullat dhe akoma më shumë “u përfshinë” në lojë dhe argëtim. Përmes lojërave sportive, ata zbuluan vlera të ndryshme në sport, por edhe në kontekstin më të gjerë – transparencë, punë ekipore, komunikim, lojë korrekte dhe respektimin e lojtarëve të tjerë.

Mësimdhënësit dhe prindërit të cilët morën pjesë në ngjarje me kënaqësi e ndanë përvojën e tyre me përfaqësuesit e Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim të cilët e vizituan ngjarjen.

Më shumë se i kënaqur jam që marr pjesë në këtë ngjarje sportive dhe dëshiroj në të ardhmen të ketë edhe shumë ngjarje të këtij lloji! Si prind, besoj se roli  dhe detyra jonë është të jemi të kyçur në jetën e fëmijëve tanë. Të gjithë fëmijët kanë potencial, por ne nuk jemi ata që duhet t’i motivojmë dhe t’u ndihmojmë ta shfrytëzojnë! Me të vërtetë më vjen shumë mirë që të gjithë fëmijët ishin të lumtur… Nuk kam fjalë!” – theksoi njëri prej prindërve të cilët morën pjesë në ngjarje.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga populli amerikan përmes Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.