Të rinjtë zhvilluan dhe prezantuan idenë për rrjetëzim të nxënësve në nivel kombëtar

375
Më 21 mars të vitit 2022, nxënësit të cilët janë pjesë e Qendrës së fusionit të ideve, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, i implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), e prezantuan idenë e tyre për rrjetëzim të nxënësve në nivel kombëtar para përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe mësimdhënës, përfaqësues të shërbimeve profesionale dhe drejtorëve të shkollave të përfshira, si dhe përfaqësues të Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22, të gjithë anëtarët e Qendrës së fusionit të ideve morën pjesë në zhvillimin e idesë së përbashkët për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në mbarë shtetin. 

“Një nga sfidat më të mëdha të nxënësve është mungesa e mundësive për socializim të ndërsjellë. Nëse shfrytëzohet në mënyrë të drejtë, teknologjia do t’u mundësonte nxënësve të komunikojnë dhe bashkëpunojnë pa dallim se ku gjenden”, shprehen nxënësit.

Ata propozojnë shfrytëzimin e mundësive të Platformës kombëtare për nxënie në distancë, që ishte zhvilluar në fillim të pandemisë së KOVID-19. Duke marrë parasysh faktin se secili nxënës ka profilin e tij në platformën, ideja është që të bëhen tri ndarje të platformës: hapësirë për shpërndarjen e historive të suksesshme për të dalluar punën e mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në një fushë të caktuar ose kanë realizuar iniciativë të nxënësve që do të shërbente si frymëzim për të tjerët; bllogje të krijuar nga nxënës në tema në interes të tyre forume në të cilat do të mund të përfshihen nxënësit dhe të hapin diskutim në tema të ndryshme, bashkë me moshatarët e tyre.

Ata e prezantuan këtë ide para përfaqësuesve të institucioneve arsimore me qëllim që të marrin informacion kthyes për përmbushjen e saj të suksesshme dhe realizimin e mundshëm.

„Kjo është ide e shkëlqyeshme që është e realizueshme. Vetëm duhet të vendoset në letër dhe të përcaktohen mekanizmat për realizimin e saj”, shprehen përfaqësuesit e institucioneve arsimore.

Don Karmin, drejtoresha e Zyrës për zhvillim të USAID-it në Maqedoninë e Veriut i përshëndeti kreativitetin dhe entuziazmin e nxënësve dhe i porositi, “Është bukur të shihet se si e gjithë bashkësia u tubua së bashku drejt realizimit të qëllimit të përbashkët. Konsideroj se përmes idesë së nxënësve veglat digjitale mund të përdoren për të mirë dhe t’u jenë të dobishme të rinjve. Është nder dhe kënaqësi që jam pjesë e këtij diskutimi”.

Nxënësit – anëtarë të Qendrës së fusionit të ideve, do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në realizimin e ideve të tyre në kuadër të shkollave dhe komunave. Me ndihmën e koordinatorëve të shkollave, do të orientohen bashkërisht drejt promovimit të aktiviteteve të deritanishme dhe motivimin e moshatarëve të tyre në realizimin e iniciativave të nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.