Të rinjtë shënuan Ditën ndërkombëtare të paqes

486
Me zbatimin e shumë aktiviteteve dhe iniciativave kreative, rreth 200 nxënës nga nëntë shkolla fillore dhe të mesme në shtet e shënuan Ditën ndërkombëtare të paqes, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Ata u tubuan në oborret e shkollës, duke respektuar protokollet për mbrojtje dhe së bashku e përmirësuan mjedisin në të cilin mësojnë.

Në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” në Çair, të rinjtë e zbukuruan oborrin e shkollës me mbjelljen e luleve të bardha. Më pas, shkruan porosi për paqe në bluza dhe e vendosën kodeksin e sjelljes në nivel të shkollës, duke forcuar në këtë mënyrë kompetencat e tyre demokratike.

Nxënësit e shkollës së mesme “Orde Çopella” nga Prilepi vendosën banka në oborr dhe morën pjesë në garë sportive. Nxënësit kreativ vizatuan mural në njërin prej mureve, ndërsa u organizuan edhe gara për letërsi dhe art me krijime që reflektojnë motive të ndryshme që janë të lidhura me paqen.

Edhe në shkollën fillore “Qirili dhe Metodi” në fsh. Stajkovc, Gazi Babë, nxënësit vizatuan grafite, vizatime dhe shkruanin porosi për paqe. Me qëllim që të zbukurojnë oborrin, mbollën lule dhe regjistruan video me aktivitetet e realizuara.

Aktivitetet në oborrin e shkollës u zbatuan edhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” nga Shën Nikolla dhe shkolla e mesme “Car Samoil” nga Resnja. Atje të rinjtë mbillnin bimë,. Vendosnin banka dhe pajisje urbane dhe i ngjyronin të njëjtat. Me këtë, hapësira e tyre për shoqërim u bë më e bukur.

E hapësirë të veçantë ku fëmijët mund të shoqërohen, të mësojnë gjëra të reja dhe të implementojnë aktivitete ishte bërë bë shkollat fillore “Qirili dhe Metodi” nga fsh. Rramanli, Kumanovë dhe “Hristijan Todorovski – Karposh” nga fsh. Dragomanc, Nagoriç i Vjetër. Në këtë pjesë të shkollës është vendosur pajisje moderne dhe lojëra argëtuese me çka hapësira është përgatitur për nxënësit dhe idetë e tyre. Me fjalë të tjera, këto dy shkolla zbatojnë vazhdimisht aktivitete jashtëshkollore në partneritet gjatë të cilave nxënësve e bashkësive të ndryshme etnike njoftohen ndonëse mësojnë në shkolla të ndryshme.

Në mënyrë që t’i shprehin në mënyrë kreative mendimet e tyre për rëndësinë e paqes dhe të dërgojnë porosi për mirëkuptim dhe pranim, nxënësit e shkollës së mesme “Negotinë” nga Vrapçishti shkruan shumë porosi për paqen.

Ngjashëm me ta, edhe bashkënxënësit e tyre nga shkolla e mesme “Lupço Santov” nga Koçani e shprehën kreativitetin përmes shkrimit të poemave dhe porosive për paqe në shumë gjuhë dhe mbjellje të luleve në oborrin e shkollës.

Të gjithë këta të rinj së bashku me moshatarët e tyre gjatë vitit ishin pjesë e aktiviteteve të ndryshme jashtëshkollore, duke zhvilluar shkathtësitë e tyre për inicimin dhe planifikimin e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes në shkollat.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.