Të rinjtë – shembull për integrimin etnik në Maqedoni

1219
Pjesa më e madhe e shkollave në Maqedoni nuk janë të integruara në aspektin etnik. Nëse një shkollë ndodhet në një bashkësi me diversitet etnik, ajo zakonisht funksionon në turne, njëri turn paradite tjetri pasdite. Në çdo turn mësimi zhvillohet në gjuhë të ndryshme mësimore.
Fëmijët e moshës së njëjtë të cilët vizitojnë shkollën e njëjtë, por janë me përkatësi të ndryshme etnike munden që asnjëherë të mos kenë mundësi të komunikojnë midis tyre. Për shkak të kontaktit të kufizuar me fëmijët e përkatësisë tjetër etnike, nxënësit kanë paragjykime ndaj moshatarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike.

Sofia Matovska, 14, është e etnisë maqedonase dhe mëson në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Shkup. Anisa Plakaj, 14, është e etnisë shqiptare dhe mëson në po të njëjtën shkollë. Ato janë njoftuar dhe janë bërë shoqe në një punëtori të përbashkët të artit figurativ në vitin 2012 të organizuar përmes Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim.

Nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë maqedonase dhe në gjuhën shqipe dolën prej zonave të tyre të sigurisë dhe së bashku mbollën lule në një punëtori argëtuese të artit figurativ. Me krijimin e hapësirës ku nxënësit do të ndanin interesa të përbashkëta, mësimdhënësit e tyre ndihmuan në kultivimin e shoqërive midis nxënësve të cilët kënaqen në aktivitete të ngjashme.

Fillimisht nuk kisha shumë interesim për të njoftuar njerëz të rinj. Por, tani më vjen shumë mirë që na bashkuan për punëtorinë e artit figurativ. Ajo ishte para gjashtë viteve. Që atëherë jemi shoqe”, tha Sofia.

Ne nuk jemi si shumica e njerëzve të moshës tonë. Kënaqemi të ushtrojmë matematikë, derisa shumica e shokëve tanë dëshirojnë të fotografohen për në Instagram.Të dyja dëshirojmë të udhëtojmë. Dëshirojmë të vizitojmë vende të reja dhe të përjetojmë gjëra të reja”, tha Anisa. “Po të mos ishte punëtoria e përbashkët e artit figurativ, ndoshta nuk do të njoftoheshim – dy adoleshente të cilat më shumë duan të shkojnë mysafir te njëra-tjetra për të ushtruar matematikë në vend se të dalin në park dhe të dëgjojnë muzikë”.

Meqë Anisa shumë mirë e zotën gjuhën maqedonase, nuk kishte barrierë gjuhësore. Në raste të tjera, nxënësit i mësojnë gjuhët e tjera me pjesëmarrjen në aktivitetet e përbashkëta dhe me ndihmën e mësimdhënësve të tyre të cilët gjithashtu i zhvillojnë mësimet në gjuhë të ndryshme.

Sofia dhe Anisa janë vetëm një shembull prej mijëra shoqërive të cilat u krijuan nëpër Maqedoni përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore të organizuara në kuadër të projekteve shumëvjeçare të USAID-it për zhvillimin e integrimit ndëretnik. Në kuadër të aktiviteteve, nxënësit e fqinjësisë së njëjtë, ndërsa ndonjëherë edhe prej qyteteve të ndryshme, shoqërohen dhe bashkëpunojnë me moshatarë të përkatësive të ndryshme etnike. Nxënësit bashkërisht bëjnë punë vullnetare për zbukurimin e hapësirës në bashkësi, i motivojnë kryetarët e komunave për t’i rregulluar trotuaret dhe të vendosin policë të shtrirë para shkollave të tyre dhe e tërheqin vëmendjen e autoriteteve lokale për ndotjen e ajrit.

Këto aktivitete paraqesin platformë për nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike që të shoqërohen dhe të ndërmarrin aktivitet të përbashkët në nivel lokal. Projektet për integrimin ndëretnik të financuara nga USAID zbatohen në partneritet me shkollat dhe komunat lokale, me çka shumëfish rritet ndikimi të cilin nxënësit e kanë në shkollat dhe bashkësitë e tyre.

Maqedonasit dhe shqiptarët në shkollën tonë jo gjithmonë kanë shkuar mirë, por kjo gjë dalëngadalë por ndryshon”, tha Sofia. “Besoj se moshatarëve tanë u japim shembull të mirë”.

Me krijimin e mundësive që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme, Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim që filloi në vitin 2017, kultivon interaksione pozitive midis rinisë së ndryshme etnike në nivel të shkollës dhe bashkësisë, dhe e përmirëson angazhimin e qytetarëve tek të rinjtë në Maqedoni. Target grup i projektit janë të rinjtë prej shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Në vend janë 435 shkolla me përafërsisht 200.000 nxënës.

Ky projekt i zhvillon arritjet e projektit paraprak, Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (2011-2016), me të cilin u ngrit vetëdija dhe këshillat shkollorë, drejtorët, mësimdhënësit dhe shërbimet administrative u trajnuan për ballafaqim me çështje lidhur me diversitetin dhe shoqërinë multietnike në mbështetje të angazhimeve të pushtetit qendror dhe lokal për integrimin etnik. Të gjithë mësimdhënësit, gjithsej rreth 20.000 prej të gjitha shkollave janë trajnuar në kuadër të projektit.